|
|
VIZITA
BARITORE NË SHIROKË DHE ANA E MALIT
Meshtarët “Bijtë e Provanisë Hyjnore” të Veprës
Don Orione që prej 10 vitesh punojnë në Shirokë e në zonën Ana e
Malit.Janë pritur nga Imzot Angelo Massafra, më 21 qershor 1998,
pak muaj pas hyrjes së tij zyrtare në dioqezë.Bashkësitë që
vazhdojnë, gjenden në Shirokë, me Kishën kushtuar shën Rroku, në
Oblikë me qendrën baritore Zoja e Fatimës, në Obot me Kishën e
shën Shirqit e Baftit dhe në Muriqan me Kishën kushtuar shën
Nikollës.
Nga datat 26 - 30 tetor Arqipeshkvi ishte në
vizitë baritore në këtë bashkësi. Kjo është vizita e dytë pas
asaj të vitit 2002. Ndryshime të shumta kanë ndodhur në këto 6
vite, disa pozitive e të tjera negative. Me ndihmën e Zotit e të
shumë bamirësve në të gjitha bashkësitë kanë përfunduar
strukturat e vogla e të nevojshme për një shërbim të mirë
liturgjik e baritor. Përveç kësaj, në Obot ka mbërritur
bashkësia e motrave françeskane Kapuçine të Zojës së Lurdit dhe
në Oblikë në vitin 2004 u inaugurua një çerdhe e vogël. Mesha e
së dielës, katekizmi i fëmijëve e i të rinjve, vizitat e të
sëmurëve, bekimi i shtëpive, takime formuese për të rinjtë e të
rriturit, pjesëmarrja në aktivitetet dioqezave, u janë të
siguruara të gjitha bashkësive për tu mbështetur në një masë të
lartë të jetës së krishterë.Por përmendim edhe varfërinë e shumë
familjeve, mungesën e një pune të sigurt me një pagesë të
mjaftueshme të një perspektive me afat të shkurtër ndryshimi, që
shtynë shumë të rinj për në emigracion: Itali, Greqi, Shtete e
Bashkuar janë këto qëllimet e të kërkuarve. Ka edhe të moshuar
të mbetur vetëm.
Arqipeshkvi ka takuar disa bashkësi, ka vizituar
të moshuarit e të sëmurët në shtëpitë e tyre dhe ku ka qenë e
mundur, edhe fëmijët e shkollave.
Gëzimi për këtë vizitë ka qenë i madh për shumë
besimtarët të cilët kanë marrë pjesë në kremtimet. Si një Bari i
mirë Ipeshkvi u ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve për të
qenë besnikë të meshën e të dielës, burimi dhe kulmi i jetës së
krishterë, për të zbatuar urdhërimet, mbi të gjitha atë të
dashurisë vëllazërore duke kërkuar bashkimin dhe harmoninë mes
familjeve; u ka bërë ftesë për të ndryshuar disa tradita që janë
të ndryshme nga mësimet e Ungjillit, ka theksuar për sa i përket
martesave të vajzave, zakonin për të shkuar tek magjistarët e
fallxhorët, për të ditur të ardhmen etj. Vizita e
tij na ka forcuar në fe e na ka dhënë zemër për në jetën e
krishterë.
Në mbrëmjen e 30 tetorit kemi përfunduar në
Shirokë vizitën baritore me një takim me të gjithë punëtorët
baritorë të cilët bashkëpunojnë me ne: motrat Stigmatine, motrat
Vinçenciane e motrat Kapuçine, me lutjen e mbrëmësores e me
Meshën e Shenjtë udhëhequr nga Shkëlqesia e, më pas darka ku
kemi përforcuar miqësinë tonë vëllazërore.
Don Giuseppe De Guglielmo dhe Don
Rolando Reda FDP
titujt kryesore |
|