|
|
Duke pranuar ftesën e Ipeshkëvit të Kotorrit, Imzot Ilija Janjić
i cili me Kishën e tij vendore po kremtonte Jubileun e 1200
vjetorit të ardhjes së relikeve të nderueshme të Shën Trifonit
martir nga Turqia, ka marrë pjesë edhe Arqipeshkvi ynë Imzot
Angelo Massafra. Me të është bashkuar edhe Imzot Kristofori
Palmieri, Ipeshkëv i Rrëshenit dhe Imzot Lucjan Avgustini,
Ipeshkëv i Sapës.
Edhe pse nën një shi të pandërprerë, kremitmi ishte shumë i
bukur .
Ishte i mrekullueshëm edhe koncerti që u mbajt në Katedrale, në
mbrëmjen e 16 tetorit, koncert i cili bëri që të shijohet kënga
e mrekullueshme Stabat Mater.
Zemra e festës ishte bashkëkremtimi solemn i së shtunës në
mëngjes, më 17 tetor, kryesuar nga Kardinal Françesko Rodé, në
bashkëkremtim me shumë ipeshkvij dhe meshtarë të ardhur nga
Kroacia, nga Shqipëria dhe nga Italia, nën qiellin e hapur,
përballë katedrales, nën çadra.
Para bashkëkremtimit, përballë portës së hyrjes në qytet, në
momentin e mikpritjes së Eminecës së Tij Kardinal Rodé, banda
muzikore vendase ka shoqëruar një grup të madh me kostume
kombëtare, të cilët kanë mbajtur një kërcim artistik me tipare
folkloristike, të shoqëruar nga muzika e himnit tradicional të
Shën Trifonit. Të nesërmen, të dielën e datës 18, një grup pak
më i vogël ipeshkvijsh, meshtarësh dhe me besimtarë të ardhur
nga Adelfia (BA), ka shijuar një shtegtim tejet të bukur
përgjatë bregdetit nëpër shenjtëroret e ndryshme që janë përbri
brigjeve. Qendra e shtegtimit ishte ishulli i vogël i Zojës së
Shkëmbit, në shenjtëroren e së cilës u kremtua Mesha që, edhe
pse përjashta shungullonte një stuhi e fortë e detit, aty u
përjetua një moment intesiv përshpirtërie të fortë.
Edhe dreka, që na u ofrua në bordin e tragetit, e ka kurorëzuar
klimën e një bashkëndarjeje vëllazërore që u krijua në nder të
Shën Trifonit.
titujt kryesore |
|