ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Aktivitete te Arqipeshkvit jashte Shqiperise

 

 

 

Në datën 10 tetor 2009 Imzot Angelo Massafra ka shuguruar meshtarë dy diakonë françeskanë në kishën shen Sebastian te katakombet në romë. Qe i ftuar nga vetë kandidatët: Fra Loreto dhe Fra Stefano me të cilët ishin miq me vite. Këta janë fretërit e Provincës Romake, atëherë Provinciali i tyre ftoi Arqipeshkëvin tonë, i cili, me lejen e Vikarit të Papës për Romën Kardinal Agostino Vallini, i shuguroi meshtarë.

 Dhe në këtë vit i kushtuar Meshtarëve i ftoi që të jenë mështarë me zell, me përshpirtëri dhe me shenjtëri si shën gjon Maria Vianney, shëmbull i mirë për çdo meshtar qoftë dioqezan qoftë rregulltar.

Më 11 tetor 2009, e diela, i ftuar nga Ipeshkvi i Ascoli Piceno-s, Imzot Massafra shkoi dhe kremtoi Meshën Pontifikale në Katedralen e Ascoli Piceno, për të marrë pjesë në të Kremten e Zojës së Hirëvë, e cila është Pajtorja e dioqezës dhe e Qytetit. Katedralia ishte plot besimtarëve dhe Imzot Angelo falenderoi ipeshkvin e vendit, Imzot  Silvano Montevecchi, i cili e ftoi për këtë kremtim.

    titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster