ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Ate Armando Ceccarelli 50 vjet jete rregulltare

 

 

 

25 nëntori 2009 ishte një ditë shumë e rëndësishme për Rektorin e Seminarit Ndërdioqezan Shqiptar, Atë Armando Ceccarelli-n, i cili festoi 50-vjetorin e jetës së tij rregulltare në Shoqërinë e Jezusit (Jezuit). Me këtë rast në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, u kremtua një Meshë falenderimi ndaj tij e udhëhequr nga Shkëlqesia e tij Imzot Angelo Massafra si edhe me pjesëmarrjen e shumë priftërinjëve, ku  nuk munguan priftërinjtë e rinj të edukuar në seminar.

Pas Meshe u shtrua një darkë vëllazërore në Seminar, në të cilën ishin të ftuar të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe ndihmojnë në formimin e seminaristëve, por mbi të gjitha priftërinjtë dioqezanë shqiptarë, të cilët janë fryti i këtij seminari. Në këtë darkë nuk munguan asesi urimet dhe dhuratat për Atë Armandon. E falenderojmë Hyjin për thirrjen e veçantë që i ka dhuruar Atë Rektorit për të shërbyer në vendin tonë e në të njëjtën kohë e falenderojmë Rektorin që ka ditur të bashkëpunojë me Hyjin duke kryer vullnetin e tij.

Kledi

    titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster