|
|
Të
dielën, më 25 tetor, ishte një ditë shumë e rëndësishme për
fshatin e Berdicës së Sipërme. Rreth 150 familje katolike prej
vitesh e kanë pritur realizimin e një vendi kulti në fshatin e
tyre. Më në fund, gjatë verës, disa vullnetarë italianë, nën
drejtimin e një meshtari të Caritas-it të Udines, Don Gianni
Fuccaro, i interesuar shumë për këtë vend kulti, me disa
punëtorë të fshatit, kanë ngritur një kapanon të mbërritur nga
Italia në një terren përballë Komunës së Berdicës dhe pranë
shkollës së fshatit. Në këtë ditë feste, në orën 15.30, Imzot
Angelo Massafra erdhi për ta bekuar kishën. Pas një
përshëndetjeje nga z. Nikolin Shati dhe Drejtori i Qendrës Don
Bosko të Shkodrës, Don Gino Martucci, Arqipeshkvi bekoi kishën
dhe katër sallat për katekizëm. Menjëherë më pas filloi kremtimi
i Meshës së Shenjtë, shoqëruar me këngë nga kori i të rinjve të
fshatit dhe kori i Berdicës. Ishin të pranishëm më se 250
besimtarë. Në fund të Meshës së Shenjtë famullitari Don Michele
Gentile e falënderoi arqipeshkvin për praninë e tij, të gjithë
besimtarët e fshatit dhe bamirësit e pranishëm apo emigrantë.
Pas disa fjalësh nxitjeje dhe inkurajimi për fëmijët e të rinjtë
që të jenë përgjegjës të formimit të tyre njerëzor e të
krishterë si dhe për prindërit që të jenë më afër bijve të tyre,
Arqipeshki e përfundoi Meshën e Shenjtë me bekim. Më pas u
shtrua një koktejl i vogël për të gjithë.
Dom Michele Gentile
titujt kryesore |
|