|
|
Data 21 nëntor për Gerti Gjonin, do të mbetet një datë e
paharruar në jetën e tij: si dita e shugurimit meshtarak, i cili
bëhet në ditën e kushtimit të Zojës dhe në vigjiljen e festës së
Krishtit Mbret, e kremte me të cilën mbyllen festat liturgjike
për vitin 2009, për të vazhduar me katër të dielat përgaditore
për lindjen e Jezu Krishtit.
Me
pjesëmarrjen e një numri të madh besimtarësh, motrave të
kongregatave të ndryshme, të nënës, vëllait, farefisit, Meshën e
shenjtë e udhëhoqi Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra, në
bashkëkremtim me mbi 50 meshtarë të urdhrave të ndryshëm.
Në
homelinë që mbajti me këtë rast, Prelati në fjalë, në fillim iu
drejtua të pranishmëve dhe meshtarëve duke i përshëndetur si
bari i Kishës dhe duke shprehur gëzimin se Kishës, veçanarisht
në këtë vit të meshtarisë, po i shtohet dhe një tjetër meshtar i
ri. Pastaj vazhdoi me detyrat që ka meshtari i ri në përhapjen e
fesë, të cilin po e shuguron në këtë ditë të shënuar për Kishën
në Shqipëri dhe përfundoi me porosinë për meshtarin e ri, të
cilit po i ngarkohet detyra e re e veprës shenjtëruese të
Krishtit.
Pas homelisë filloi riti i shugurimit meshtarak. Në fillim, Atë
Armando Ceccarelli, Rektor i Seminarit, bëri propozimin dhe
paraqitjen e diakonit për marrjen e urdhrit meshtarak. Ky i
fundit i kërkoi Prelatit që të shuguronte meshtar diakonin, i
cili i drejtoi kandidatit një sërë pyetjesh duke marrë më pas
një premtim solemn: “PO, dua,” dhe “PO premtoj”. Pastaj
kandidati është shtrirë përdhe, ndërsa besimtarët kanë rënë në
gjunjë.
Pas këndimit të litanive të Shenjtërve, Prelati dhe meshtarët
shtrinë duart mbi kandidatin për meshtar, i cili pranon të marrë
dhuratën e shugurimit. Pastaj u bënë ritet esplikative, si
veshja me stolën dhe kazulën të cilën ia veshi dom Dritan Ndoci.
Dhe përqafimi i paqes në përfundimin e të cilit meshtari i ri
vazhdon meshën të udhëhequr prej Prelatit.
Para përfundimit të Meshës u bënë falënderimet. Në fillim Dom
Gjovalin Sukaj administrator -famullitar i famullisë së Shën
Shtjefnit Shkodër, e më pas edhe vetë meshtari i ri. Ndërkaq u
lexua edhe mesazhi që Selia e Shenjtë ia drejtonte meshtarit të
ri. Mesha e shenjtë u shoqërua nga kori i rinisë “Nënë
Tereza”, i cili e mbylli këtë solemnitet me “Magnificat”. Mesha
u transmetua edhe nga Radio Maria Shqiptare.
…
dhe Mesha e parë.
Pasi ka bërë prezantimin para besimtarëve të Shkodrës në Meshën
e datës 21 nëntor, në festën e Krishtit Mbret, dy ditë më vonë,
më 23 nëntor, në orën 15.00, Dom Gerti kremtoi Meshën e parë në
kishën e Shën Gjon Pagëzuesit në fshatin Bilaj (Krujë). Në
fillim të Meshës Atë Wojciech Porada, famullitari i kishës në
fjalë, i uroi mirëseardhjen meshtarit të ri dhe i shprehu
gëzimin e krejt famullisë në këtë ditë. Ndërsa homelinë e
rastit e mbajti Don Dritan Ndoci. Në fund falënderoi edhe
meshtari i ri.
Lec Zadeja
titujt kryesore |
|