ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Famullia Zoja Rruzare te Arra e Madhe 10 vjetor i themelimit

 

 

 

Famullia Zoja Rruzare te Arra e Madhe ka festuar më 28 nëntor 10 vjetorin e themelimit të vet. U kremtua Mesha kryesore në orën 16.00 nga Imzot Angelo Massafra, i cili e themeloi pikërisht në datën 28 nëntor 1999.

F. Gjon, famullitari i ri, i cili kishte pregatitur festën, u prezantua publikisht si famullitar i ri nga Arqipeshkvi, i cili e falënderoi për detyrën e pranuar, duke falënderuar edhe Atë Gazmend Tinaj, Ministër Provincial, si edhe të gjithë fretërit që me rrallë kanë shërbyer si famullitarë: Atë Flavio Cavallini, i pari, Atë Leonard Deja, Atë Vladimir Mamala.

Kisha ishte plot me besimtarë dhe me motra që i shëbejnë famullisë. Nderuan me praninë e tyre edhe Prefekti Z. Cungu dhe Kryetari i Qarkut Z. Kolombi.

Në mbarimin e Meshës Famullitari, Atë Gjoni, falënderoi të gjithë e u fali të gjithëve një arrë, si shenjë e bashkëndarjes së të mirave.

 

    titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster