|
|
Të
dashur, gjithmon jemi mësuar që oborret e famullis sonë të
gumëzhijnë nga zhurma e fëmijëve por, mos mendoni se aktivitetet
e famullis sonë ndalohen me kaq. Në fakt më shumë se një
aktivitet do ta quaja si një organizim shumë serioz, që kërkon
impenjim dhe përqëndrim të madh, pa përjashtuar këtu edhe
katekizmin e fëmijëve, që është i një rëndësie të vecantë dhe
thelbësore për edukimin e fëmijëve në jeten e krishterë e kjo
kërkon një angazhim po kështu serioz e shumë impenjativ.
Si
cdo vit, jemi mësuar që pas pushimeve verore kohë kur nisin të
gjitha aktivitetet normale, sic janë shkolla puna etj, në
famulli pas pak pak javëve niste katekizmi i fëmijëve. Mirëpo
këtë vit në famullin tonë, përsa i takon katekizmit te
fëmijëve, ndollë paksa ndryshe. Katekizmi ende nuk kishte
filluar. Arsyeja kryesore ishte mungesa e famullitarit tonë don
Nikolinit, i cili nuk ishte për disa javë në famulli, pasi ishte
muaj i misionit dhe duke qenë se, ai është udhëheqësi i grupit
të animatorve Stajkë, asgjë nuk mund të fillohej pa praninë e
tij, sepse ai është një simbol i gjallë i forcës, që na ndihmon
që të ecim përpara. Ai gjithmonë na ka ndihmuar dhe na ka dhënë
kurajo për të vazhduar më tej.
Gjatë kësaj periudhe në famulli gjithcka ishte në qetësi. Jemi
në një kohë kur jo gjithcka ecë në vijë të drejtë, ndaj është
momenti për të reflektuar mbi atë se sa e rëndësishme, është
prania e Zotit në jetën e gjithsecilit dhe ajo e meshtarit në
famulli, në mënyrë që ecja të bëhet në hapa të sigurtë.
Të
qeshurat dhe gjallëria e fëmijëve,gezimi i tyre, në oborrin e
kishës ndjehet sërish me dt.31.10.2009 ,datë që shënon edhe
fillimin e katekizmit për këtë vit 2009-2010,i cili u bë në
formën e një prezantimi mes animatorve dhe fëmijëve. Në takimin
e hapjes u bë ndarja e klasave së bashku me animatoret, diktimi
i rregullave,caste domethenëse, momente të cilat kaluan me lutje
dhe lojra. Nga vitet e tjera sivjet çdo klasë ka përkatësisht
katër animator, një animator i cili merret me shpjegimin e
mësimit të krishterë dhe tre të tjerë për organizimin e lojrave
pas orës së katekizmit. E veçanta është se këtu përveç të
rinjëve në dhënien e katekizmit angazhohet edhe famullitari së
bashku me një motër.
Këtë vit janë programuar 31 orë katekizmi, të cilat do të
zhvillohen çdo të shtunë sipas orëve përkatëse, duke përjashtuar
këtu grupin V dhe IX që e zhvillojnë ditën e mërkure dhe të
enjte meqenëse përgatiten për marrjen e sakramentëve të Kungimit
të parë dhe Krezmimit. Sipas programit të paraqitur dhe për të
mbajtur një klim rinore në fund të aktiviteteve është programuar
shëtitje të ndryshme për të njohur historin dhe realitetin e
popullit tonë.
Duke shpresuar se çdo gjë do të shkoj mirë dhe duke kërkuar
ndërmjetësin e Virgjëres Mari dhe bekimet e hiret që vijnë prej
Zotit tonë Jezu Krishtit, ju urojmë suksese fëmijëve dhe
grumoshave të ndryshme të pranishem në katekizëm, urojmë që të
rriten nën hirin e Tij. Që në një të nesërme këta fëmijë të
bëhen të vlefshëm për jeten, që ta dëshmojnë me jetën e tyre, në
fjalët dhe veprat e tyre të qenurit të krishterë.
Mari Gjeçaj
titujt kryesore |
|