ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Kushtet e para ne Familjen Stigmatine

 

 

 

“Ejani, dëgjoni të gjithë ju që e druani Hyjin,

do t'ju tregoj çfarë i bëri shpirtit tim”  Ps. 66, 16

 

Kjo ishte ftesa e tri motrave Stigmatine Motër Gjyste Gjeçaj, Motër Marjana Ndreca e Motër Drita Shpati e bërë familjarëve, miqve, të njohurve e të gjithë besimtarëve ku motrat Stigmatine shërbejnë, për Kushtet e para rregulltare që i bënë në Kishën e shën Françeskut, në Gjuhadol më 05 tetor 2009, ora 16. 30.

Mesha u kremtua nga Arqipeshkvi Imzot Angelo Massafra, bashkëkremtues Atë Gazmen Tinaj OFM,  e shumë meshtarë të tjerë, me prani të shumë besimtarëve e të familjarëve të motrave.

Tri Noviciet, në fillim të meshës gjatë proçesionit çuan  mbi elter tri llampa të ndezura si simbol i besimit e i dashurisë së tyre për Krishtin që i thërret ta ndjekin Atë në familjen Stigmatine.

Gjatë predikimit Shkëlqësia e Tij shpjegoi dhuratën e kushtimit si hir i Zotit dhe zgjedhje e lirë e personit; theksoi nevojën e thirrjeve të reja në Kishën e Hyjit nën shembullin e shën Françeskut të Asizit që një ditë në rininë e vet la gjithçka për Mbretërinë e Zotit.

Kushtet e para rregulltare i pranoi Delegatja e Shqipërisë Motër Chiara Pieri, dëshmitare Motër Elena D'Avanti e Motër Tereza Ferra.

Pas Meshës festa vazhdoi në një klimë vëllazërore të shoqëruar me kokteil për të gjithë pjesëmarrësit. Familja Françeskane Stigmatine falënderon Zotin për dhuratën e thirrjes së këtyre tri motrave të reja  e të përgjigjes së tyre të gëzueshme.

 

Motrat Stigmatine

    titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster