|
|
Quhem Moter Valbona Marku, jam prej Jubanit, rrethe i Shkodrës,
bija e Lazërit dhe e Vitores, motra e Gasprit dhe e Albanës.
Me
gëzim në zemër e naltojë mirënjohjen time, Zotit, i cili më ka
Krijuar më ka thirrur të ndërtojë folenë time në Kraharorin e
Tij të Shenjtë duke më dhuruar thirrjen që të bëj pjesë në
Kongregatën e Motrave Misionare të Kraharorit të Shenjtë dhe të
Zojës së Dhembëshurisë e prej aty më dërgon që të jem dëshmitare
e dashurisë së Tij në botë.
Po
ndokush thotë: ç'është thirrja? Si mund ta kuptojë unë se ajo
është me të vërtetë thirrja ime, në atë rrugë apo në tjetrën?
Mbi çdo gjë duhet të pranojmë se Thirrja është një Dhuratë e një
Mister! Dhuratë që vetë Zoti bënë atyre që i ka të përzemërt.
Thirrja është Mister dashurie që nuk kuptohet, por na fton ta
jetojmë në Fe, Shpresë e Dashuri dhe duke e jetuar në këtë
mënyrë jeta merr ngjyrat e një ylberi i cili ma thërret ta
sodisim me gëzim në zemër e ta falënderojmë Zotin që ma ka dhënë
besim.
Tani, po iu tregojë se si e ndjeva thirrjen. Një ditë isha në
Meshë dhe Ati nëpërmjet Fjalëve të Birit të Tij, Jezu Krishtit,
e goditi zemrën time me këto fjalë: “... merre kryqin tënd çdo
ditë e më ndiq...” Kjo Fjalë e Zotit më bëri të mendojë. Por
Zoti më udhëhiqte me dashurinë e Tij dhe ndërmjetësia e Nënës së
Tij bënë të mundur të pamundurën, e kështu, me 2 tetor 1994
trokita derës së Motrave Misionare të Kraharorit të Shenjtë dhe
të Zojës së Dhembshurisë të cilat mëmirëpritën. Pas dy vite
Aspirandat më dërguan në Itali, Romë, me 2 janar 1997 mora
Medaljen e Zojës së Dhembshurisë si Postulante; me 1maj 1998
Hyra në Rishtari - Noviziat, me 18 qershor 2000 bëra Kushtet e
Para. Studimet e larta i kreva në Universitetin Papnor, Shën
Gjoni Lateranense. Kushtet e Përjetshme i bëra me 5 nëntor në
Katedralen e përzemërt të Shën Shtjefnit, Shkodër. Mbas formimit
më caktuan në Romë që të shërbejë si mësuese.
Gjatë këtyre 15 viteve formimi fillestarë, Zoti, më ka bërë
dhurata që më të ndryshme... Sigurisht kam pasur momente
gëzimi... por edhe momente vuajtjeje e tundime që më të
ndryshme..., por ajo që më ka ndihmuar që të ecë përpara me
guxim, shpresë, Fe e dashuri janë: Eukaristia, Fjala e Zotit e
cila është për mua Burim i gjallë që më shuan etjen time dhe
Ushqim për shpirtin tim; Rruzarja dhe braktisja në Vullnetin e
Hyjit. Njëkohësisht më ka ndihmuar shumë Përshpirtëria jonë:
Dashuri e Riparim – Amore e Riparazione -, jeta e Atit
Themelues, Dom Eustakjo Montemurro i cili thoshte: “Unë shkoj në
kërkim të një bukurie që nuk ka kufij, që është gjithmonë
jetëdhënëse, rrezatuese, të një dashurie që s'ka fund dhe që e
mbushë tërë zemrën time. Kjo Bukuri, kjo dritë, kjo dashuri je
Ti. Të dua o i Dashuri im, të dua... Dëshiroj të çlodhem me Ty,
Dashuria ime”.
Këto fjalë më ndriçonin mendjen dhe ma nxehnin zemrën. Ti thuash
Jezusit “PO” është një dhuratë e Atit, por kjo dhuratë është e
paguar me një çmim shumë të lartë. Ky çmim është Vetë Jezu
Krishti i cili vdes në Kryq për Dashurinë e madhe që ka për
krijesat e veta. Por njëkohësisht edhe Krijesat e tij dhurojnë
jetën e tyre për Krishtin, për Kishën e për Atdhe! Këta janë
Martirët tanë të cilët me shumë guxim, Fe, Shpresë e dashuri i
qëndruan Krishtit besnikë/e deri në fund të jetës së tyre. Dhe
unë fryt i ujitur me gjakun e derdhur të Martirëve tanë, sot, me
ndihmën e Zotit dhe të Zojës së Këshillit të Mirë, i kushtojë,
ofrojë tërë jetën time Krishtit, në shërbim të Kishës, për të
mirën e Kongregatës dhe në shërbim të vëllezërve e motrave që
vetë Zoti do të më besojë.
Tani dua të falënderojë me gjithë zemër Prindërit e mi të cilët
me shumë dashuri më kanë rritur e më kenë dhuruar Zotit, gjë që
nuk është e lehtë për një prind, por edhe ato të Braktisur në
Duart e Zotit e kanë pranuar me Fe zgjidhjen time. Njëkohësisht,
mirënjohja ime ia drejtojë vëllait, motrës, të afërmeve dhe të
gjithë atyre që kenë ndikuar në jetën time.
Jam shumë mirënjohëse, Nënën Gjenerale, Motër Fides Sebis e cila
më pranojë që të jem definitivishtë anëtare e Motrave Misionare
të Krahërorit të Shenjtë dhe e Zojës së Dhembshurisë.
Dua të falënderojë përzemërsisht Shkëlqesinë e Tij Imzot Angelo
Massafra i cili me shumë dashuri atërore e baritore e kremtojë
me Solemnitet këtë Eukaristi. Njëkohësisht falënderojë
Famullitarin të kësaj Katedrale: Dom Gjovalin Sukaj, i cili e
mundësoj që të bëjë përkushtimin tim në këtë Katedrale të cilën
as fuqitë komuniste s'munden ta rrëzojnë, sepse kjo Katedrale
është e ndërtuar mbi shkëmb e ky shkëmb është vetë Krishti.
Kam kënaqësi të falënderojë Etërit Jezuit të cilët më kenë
drejtuar shpirtërisht gjatë këtyre viteve e njëkohësisht një
falënderim të përzemërt ia drejtojë shoqërisë: Vëllezërve: Dom
Simon Kulli, Dom Nikolin Toma, Motrave: Gjelina Nikolli, Hana
Qosaj, Drita Syku etj...
Tani një falënderim të madhe të gjithë vëllezërve e motrave që
morën pjesë në këtë Ceremoni solemne: Familjen me gjithë të
afërmit e me, Sekretarën, M. Enza Maria, Nënën Provinciale, M.
Amerilden, vëllezërit Meshtarë dhe motrat, të rinjtë, Zemra e
Kishës dhe mushkërit e Shqipërisë, bashkëfshatarët e mi –
Jubanësit, Mësuesit, Bashkëpunëtorët e nxënësit e Shkollës
“Zemra e Krishti”, Motër Luizën e korin të cilët me këngët e
tyre na bënë të shijojmë e të ëndërrojmë Parrizin- Parajsën dhe
të gjithë besimtarët e Famullisë së Shën Simonit dhe Juda Tadeut
– pra fshatarët e Rrencit dhe të gjithë ata që kenë marrë pjesë
në ditën e Përkushtimit tim.
Për ta mbyllur këtë falenderim, bëj të miat fjalët e Martirëve
tanë të cilët para se tu Pushkatoheshin thonin: “Rroftë Krishti,
rroftë Kisha, rroftë Papa e rroftë Shqipëria!”
Motër Maria Valbona Marku
titujt kryesore |
|