|
Dom Nikoll Gavoçi u lind në fshatin Stajkë më 16. 11. 1918.
Në
vitin 1938 kreu seminarin në Shkodër. Po në këtë vit shkoi në
Romë për studime, pranë Kolegjit të Propaganda FIDE si fillim e
më pas në Universitetin Urbanian, ku u diplomua në Teologji.
U
shuguru prift në vitin 1945. Deri në vitin 1950 shërbeu në
Itali. Për 10 vjet jetoi dhe shërbeu në Paris. Në vitin 1960 u
kthye në Itali. Në Romë mori detyrën e tij pranë famullisë së
Nativita' ku u dallua menjëherë për një karakter jo gjithnjë të
thjeshtë, por i ndershëm, korrekt dhe i hapur.
I
përfshirë nga karizma e Ipeshkvit të ri të Torinos, Imzot
Pellegrino, u transferua në Torino. Pranoi mësimdhënien e
religjionit në shkollën shtetërore. Jeta e tij u zhvillua mes
Torinos dhe Giaveno, në Seminarin e të cilit shërbeu për shumë
vite, para se të transferohej në Torino, pranë Shtëpisë së
Klerit, ku vdiq me datën 24. 11. 2009.
Gjatë gjithë jetës së tij në emigrim ka pasur miqësi të veçantë
me figura patriotësh antikomunistë, ashtu siq ishte dhe vete.
P.S.
Ka
dëshiruar për së gjalli dhe e ka lënë me fjalë që po të jetë e
mundur, mesha e dritës për shpirtin e tij të kremtohet nga Imzot
Angelo Massafra.
titujt kryesore |