ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Njezet vjet nga renia e Murit te Berlinit

 

 

 

Universiteti Oriental i Napolit ka organizuar një Konventë Nërkombëtare me temë “Njëzet vjet nga rënia e Murit të Berlinit: Dëshmi, Përfaqësime, Meditime”.

Konventa është zhvilluar në dy periudha: e para daton më 1-2 tetor, ndërsa pjesa e dytë është mbajtur me datat 28-29-30 tetor 2009. Në këtë eveniment kanë marrë pjesë studiues gjermanë, shqiptarë, hungarezë, rusë, polakë, bullgarë, çekë, amerikano-veriorë dhe naryrisht italianë nga universitete të ndryshme.

Në seksionin e parë, për sektorin shqiptar, ka marrë pjesë Visar Zhiti, këshilltar i parë i Ambasadës shqiptare në Romë, i cili ka trajtuar, në mënyrë origjinale, temën “Muri i Berlinit dhe letërsia shqiptare që e njoh unë''.

Referuesi e ka nisur fjalimin duke pohuar se Muri i Berlinit ka ndarë botën në dy zona influencash në konflikt të vazhdueshëm, ndërkohë që statuja e Enver Hoxhës 'si një përbindësh bronxi' ka ndarë Shqipërinë nga Europa, bile nga gjithë pjesa tjetër e botës dhe akoma më keq, ka ndarë çdo qytetar njëri nga tjetri  dhe akoma më mizore, ka ndarë njeriun nga vetvetja.

Rënia e statujës së Enver Hoxhës në Shqipëri, i dha jetë shpresës që hodhi rrënjë në atë pjesë të letërsisë që, rebelë e kokëfortë, nëpërmjet metaforës, ka guxuar të manifestojë lirinë e mendimit dhe të ngrejë lart kërkesat për të drejtat e njeriut.

Me të drejtë, sot, mund të flitet për një letersi të lirisë ose të kundërshtimit, që buron nga ferri i burgut, nga balta e kufirit dhe që kërkon të jetë e lexuar dhe e kuptuar.

 

Nga arbëreshi  Italo Kostante Fortino

pedagog i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Universitetin  L'Orientale” tё Napolit.

    titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster