ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Veprimtari Fetaro-Kulturore ne lagjen “Nene Tereza”– Lezhe

 

 

 

Ka dy vite që Këshilli Bashkiak i Lezhës i dha lagjes “Kodër Malekaj” emrin e “Nënë Terezës”. Kështu data 5 shtator është vendosur si festë fetare e kësaj lagjeje. Edhe sivjet, në përkujtim të kësaj date, vigjiljen e festës, famullitari Fra Flavio Cavallini me grupin e tij, organizoi veprimtari të larmishme fetare, kulturore e artistike.

Në orën 18.30 të datës 4 shtator, Fra Flavio hapi programin me një fjalim të shkurtër. Pastaj grupi folkloristik i kishës, i veshur me rroba popullore të zonës dha numra të bukur enkas për këtë festë nën drejtimin e instrumentistit të talentuar z. Gjergj Gjoka. Spikeria Xhoana Nika, e veshur me xhubletë, citoi fjalët të cilat Nënë Tereza i shqiptoi para gazetarëve më 10 dhjetor 1979 në Oslo, kur mori çmimin Nobël: “me gjak dhe prejardhje jam Shqiptare, me nënshtetësi jam indiane. Jam një murgeshë katolike. Thirrja ime: t'i perkas botë mbarë, në zemër jam tërësisht Zemër e Krishtit”.

Franc Radoja

    titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster