ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

 Ta jetosh meshën - pjesa e katërt

 

Muzika në Meshë

 

Francezët kanë një thënie: “Arsyeja flet, por është dashuria që këndon”. Në praninë e mrekullive të dashurisë dhe mëshirës së Hyjit, dëshira jonë për t'iu përgjigjur nuk do të jetë e kënaqur që të qëndrojë e mbyllur në zemrat tona. Ne duam që të shpërthejmë në këngë.

Kur ne e shprehim dashurinë tonë dhe lavdinë e Hyjit në muzikë, ne ofrojmë lutje me zë  nga më të mirat, sepse ne përdorim dhuratën më të madhe zanore që Hyji na e ka dhënë  dhuratën e këngës.

Në kremtimin e Meshës është e përshtatshme që ne të shprehim lavdinë dhe falenderimet tona përmes këngës. Dhe mund ta kuptojmë përse muzika zë një vend të veçantë në Liturgji. Kremtimi i Meshës krijon bashkësinë e krishterë; muzika e shenjtë shpreh harmoninë e brendëshme dhe bashkimin po ashtu edhe “Entuziasmin e zemrës që përshëndet ardhjen e Hyjit” (Parathënia e Mesharit Romak).

Ne e quajmë këtë muzikë të shenjtë. Dekreti i Vatikanit në Liturgji na e tregon edhe arsyen përse: “Muzika rritet në shenjtëri deri në atë shkallë, saqë është e lidhur ngushtë me veprimin liturgjik. Qëllimi i saj është lavdia e Hyjit dhe shenjtërimi i besimtarëve.

Një thesar i Paçmuar

Kisha i ka kushtuar muzikës së shenjtë kujdesin më të madh. Përgjatë shekujve ajo ka ndërtuar dhe ka ruajtur përmes shumë betejave “një thesar me një vlerë të paçmueshme”. Ajo e ka shpjeguar me termat më të qarta dhe i ka shikuar me shumë fanatizëm cilësitë të cilat kjo muzikë  duhet tt'i ketë gjithmonë: shenjtërinë, bukurinë artistike të formës dhe, në bashkësi me çdo veprim dhe gjest të lidhur me ofrimin e Flijimit të shenjtë, cilësinë e përgjithshme e respektit.

Duke na e përshkruar vlerën e vet, Kisha na fton që ta përdorim muzikën e saj. Ftesa ka marrë një theks të ri në prezantimin e liturgjinë e rishikuar të Meshës.

Përgjigja për këtë ftesë ka qenë shumë bujare. Në këtë vend kemi udhëtuar shumë. Në pak vite një entusiazëm u zhvillua, e cila solli një pjesëmarrje të gjerë të njerëzve në muzikën kongregacionale; një cilësi që po përparon në performancë dhe një repertor zhvillues i himneve dhe këngëve të përshtatshme për kishë. Papa Pali VI ka përdorur fjalë të rëndësishme në një kongres mbi muzikën e shenjtë në Gjenova, për të ruajtur thesarin e mëparshëm të muzikës së shenjtë dhe për të zhvilluar forma të reja të denja për t'u përdorur në Kishë. “Është e rëndësishme”, thoshte ai, “që në kremtimet liturgjike t'i evitojmë dhe t'i pengojmë format muzikore të cilat janë profane dhe në veçanti llojin e muzikës, i cili për shkak të stilit të vet, është ngacmues, i zhurmshëm, agresiv, dhe kështu shqetëson qetësinë e veprimit liturgjik dhe nuk mund të pajtohet me qëllimin e vet shpirtëror për shenjtërimin e shpirtrave”.

Duke iu referuar shumë kërkesave nga shumë pjesë të botës që Këngët Gregoriane Latine të ruhen dhe të përtërihen në të gjitha vendet për t'u përdorur në këngët popullore të Meshës  Kyrie, Gloria, etj  Ati i Shenjtë i ka ripërtërirë rekomandimet e tij për studimin e një mënyre më efektive për ta lehtësuar këtë kërkesë, “kështu që këto melodi të vjetra të ruhen, si zëri i kishës universale dhe të jetë gjithashtu një shprehje dhe shfaqje e bashkimit të të gjithë bashkësisë kishtare.

Ruajtje dhe Zhvillim

Këto fjalë të rëndësishme të Atit të Shenjtë kërkojnë vëmendje. Ato përshkruajnë kujdesin e pandërprerë të Kishës për të mbajtur një balancim: që lavdia e së kaluarës të kalojë nga një brezni në tjetrën dhe në të njëjtën kohë t'i përkasë edhe të tashmes, duke inkurajuar çdo iniciativë për të zhvilluar format e reja muzikore, të cilat do të përfaqësojnë atë që është artistikisht më e mira për kohën tonë.

Përmbushja e fjalëve të tij është që t'i sjellim këngës sonë bekimin e shtuar që ka nevojë për bindje.

Studimi i tyre mund të ndihmonte që të zgjidheshin shumë nga debatet e sotme të përqendruara rreth muzikës në kishë; sepse ato edhe një herë e qartësojnë se cila lloj muzike meriton një vend në Liturgjinë e Shenjtë.

Në shumë vende, eksperimente, shumë shpesh të frymëzuara nga përpjekje në mënyrë të lavdërueshme, për të rikrijuar interes, për t'i dhënë ritme të cilat kanë jetë dhe fjalë që kanë një stil më të përshtatshëm për kohën tonë, kanë tentuar të promovojnë prirje, për të cilat Ati i Shenjtë ka kërkuar vëmendjen tonë.

Për të prezantuar në kremtimin e Meshës kompozime pompoze, stili teatral do të përtërinte abuzimin, të cilin Shën Piu X bëri shumë mund që ta hiqte. Mesha nuk mund përdoret si të ishte pjesë e një shfaqje; qëllimi i muzikës së shenjtë s'duhet të jetë kurrë për t'i dhënë asaj një formë zbavitjeje.

Gjithashtu ne duhet të evitojmë atë lloj muzike, thirrja parësore e të cilës është që t'i drejtohet qendrës së nervave. Zhurma, ngacmimi, agresiviteti, nuk janë cilësi për të përshkruar një muzikë të denjë për Hyjin.

T'i mveshësh melodive të këngëve popullore ekzistuese fjalë të një cilësie të mesme, është njëlloj si të ofrosh diçka të një dore të dytë. Apo si të shkosh në një ceremoni martese me rroba jo të përshtatshme. Lulet e vyshkura në një altar nuk na japin një shtytje për të hyrë në lutje.

Afërsi më e Pjekur

Por ka edhe  prirje inkurajimi; shenjat e lavjerrësit që kthehen drejt qendrës. Për pak kohë ka patur një mënyrë padurimi, një dëshirë për të bërë një pastrim të së kaluarës, të cilat kanë ndikuar në shumë aspekte të artit të kishës dhe të jetës së kishës, përfshirë këtu edhe muzikën e shenjtë. Por shenja të një afërsie më të madhe pjekurie po shfaqin, bukuria e pakohë e Këngëve Gregoriane për shekuj ia ka drejtuar zemrat Zotit. Do të dukej e pabesueshme që papritmas, në brezninë tonë, duhet të ndërpritet, për t'u bërë një vlerë e mesme lutjeje në lavdi të Hyjit.

Një Këngë e Re

Lutja e Kishës e shprehur në këngë, është një refren i përjetshëm dhe ne në një kohë të dhënë, e marrim këtë refren siç jehon nga njëra brezni tek tjetra. “Këndoni Zotit një këngë të re”.

Ndërsa Jezusi u largua nga dhoma e darkës me dishepujt e tij, pasi kishte themeluar Euharistinë së Shenjtë, këndoi një himn; që nga ai moment e deri tani kënga ka zbukuruar kremtimin e Euharistisë së shenjtë. Dhe kjo këngë është gjithmonë e pranishme dhe është gjithmonë e re. Bashkëndarja jonë në këtë këngë të shenjtë, ndërsa mblidhemi rreth altarit, është një këngë e re. Nuk është dëgjuar kurrë më parë, askush nuk e ka dhënë më parë. Si një lule pranverore shfaqet në sipërfaqe për një moment të shkurtër, shfaq dashurinë e vet për Hyjin dhe largohet.

Nëse kënga jonë shprehet me një melodi të vjetër, apo përmes një forme tani të zhvilluar, edhe nëse zërat tanë janë nga ana muzikore të papërkryera, i ofrojmë lavdi Hyjit, të cilën kurrë më parë nuk e ka marrë.

Është e vlefshme që ta praktikojmë, sepse do të na nevojitet për përjetësi. “Do t'i këndoj përgjithmonë dashurisë tënde o Zot”.

Përktheu Teola Shkodra;  Marrë nga “Living the Mass”

 

 

titujt janar - shkurt 2005

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster