ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

DASHURI DHE TRADHËTI - TA JETOSH MESHËN

(pjesa e gjashtë)

 

Është e lehtë për ne që në këtë kohë ta humbim kuptimin e mrekullisë dhe kuptimin e tronditjes.  Mund të ndjekim arritjen e njeriut në hënë, mund të qëndrojmë para lindjes dhe perëndimit të diellit pa u mrekulluar nga provat e gjalla të dashurisë krijuese të Hyjit të cilat vijnë çdo ditë. Mund të lexojmë për vepra të këqija. për mëkate të errëta pa zmbrapsje me sy të mbyllur në tmerr.

 

Çudi dhe tronditje

Është një frazë në lutjet eukaristike e cila na drejton në momentin e Shugurimit në Meshë. “Atë natë në të cilën u tradhëtua, mori bukën në duart e tij të shenjta”. Kjo frazë, pjesë e një rrjedhe  të shqiptuara me një zë të njëtrajtshëm, mund të kalonte pa e tërhequr vëmendjen tonë. Mund të mësohemi kaq shumë me të, saqë nuk na krijohet asnjë lloj reagimi as çudie as  tronditjeje. Por duhet të ndodhë. Nëse reflektojmë plotësisht mbi këto fjalë, mund të na drejtojnë pikërisht në qendër të Zemrës së Jezusit dhe të na japim një pamje të qartë drejt misterit të Eukaristisë së shenjtë.

Këtu, krah për krah, kemi tregimin e dashurisë dhe të tradhëtisë, e cila duhet të na mbushë me çudi dhe tronditje sa herë që i dëgjojmë këto fjalë. Ka një patos në to, të cilin nuk mund ta përcaktojmë; ka një thellësi në to, thellësi të cilën një jetë e tërë me reflektime nuk do ta kishte eksploruar. Ato hapin para nesh pamje të reja dhe ne përpiqemi që të përshkojmë provën e fundit të kësaj dashurie; ato mund të na përcjellin drejt shenjtërores së Zemrës së Shenjtë të Jezusit.

Një shikim mjedisit së cilit i përkasin mund të ndihmojnë që kuptimi i tyre të bjerë në sy. Për Jezusin ishte momenti i rrethimit të errësirës. Errësira po binte. Për njerëzit me vrasje në zemrën e tyre dhe helm në buzët e tyre ishte nata. Duke përgjuar në hije, ata ndërtuan komplotin për ta shkatërruar atë. Por megjithatë mëshira e Jezusit nuk u shua kurrë. Ndërkohë që zemrat e njerëzve u ngrinë nga urrejtja, Zemra e Jezusit po përgatiste një dashuri shumë të madhe. Në ato ditë të fundit mëshira e tij shtohej ndërsa njerëzit i sillnin tek Ai në Tempull të sëmurët e tyre dhe Ai i shëronte. I qetë, ai vazhdonte me durimin e tij të palodhur duke ua dhënë njerëzve Fjalën e jetës. “Çdo ditë mësonte në Tempull” (Lk 19, 47). Edhe ndërkohë që Ai mësonte dhe shëronte, ndoshta brenda qarkut të tempullit, grupe  njerëzish të këqinj mblidheshin duke vendosur prekjet e fundit të planit për vdekjen e tij.

 

Dashuria nuk mbaron kurrë

Dashuria i mposht, tejkalon të gjitha gjërat; dhe kur dashuria e ka burimin e vet nga Zemra e Jezusit, asnjë tradhëti, asnjë urrejtje nuk mund ta shtypë, as shumë ujëra nuk mund t'ia shuajnë etjen.

Kështu Ai lëvizi në lëvizjen të cilën Ai vetë e kishte parë me një gëzim të pafund; mbledhjen e miqve të tij së bashku për themelimin e sakramentit të dashurisë së tij. “Me gjithë shpirt kam pasur dëshirë ta ha këtë Darkë të Pashkëve bashë me ju para se të pësoj” (Lk 22, 14). Në atë çast  Zemra e tij ishte aq e mbushur plot me dashuri, saqë mendimi i Mundimit të tij të shenjtë largohej, tërhiqej për pak.

Kështu kapet atmosfera e atij çasti: “Tani, papritmas kaq qetësisht, ashtu siç ishte edhe udha me Jezusin; kaq papritmas, ashtu si është udha me një që dashuron, pa rezerva, sepse këtë natë ai po ofrohej siç nuk e kishte bërë më parë; zbulimi i bë.”

Sigurisht përjetimi i atij çasti mbeti i pranishëm tek miqtë e Jezusit deri në fund të ditëve të tyre. Këtu kishte zbulim. Ajo që iu zbulua atyre dhe na u zbulua edhe ne të gjithëve, ishte ai ritëm alternativ i gëzimit dhe trishtimit në Zemrën e Jezusit. Koincidencë e të kundërtave. Dashuria  tradhëtia; Gëzimi  trishtimi. Pak fjalë të cilat përmbledhin misterin e ofrimit hyjnor dhe keqardhjen e përgjigjes njerëzore.

Dhe ata janë gjithashtu një histori se si dashuria e Zemrës së Jezusit dhe durata e tij e Eukaristisë së shenjtë kanë ndodhur, ka përparuar përmes shekujve. “Atë natë ai u tradhëtua”. Por jo vetëm një natë, sepse vepra vazhdon të ndodhë në mijëra forma të ndryshme; në dështimin e miqve, në zemrat e ftohta, në zemrat e kthyera në gurë nga mëkati.

“Ai mori bukën”. Por jo vetëm një natë, sepse ai vazhdon që ta përsërisë këtë veprim. Do të thotë ofrimi total  i tij për dashuri; është ofrimi i tij total në sakramentin e dashurisë. Ky është zbulimi i pafund.

 

Përtej kësaj Zemre

Mesazhi të cilin e mbartin këto fjalë, lehtësisht mund të lidhen me fjalët e Jezusit thënë Shën Margaretës: “Përtej kësaj zemre që dashuron kaq shumë, por që merr kaq pak dashuri në kthim”.

Çdo vit muaji dhe festa e Zemrës së Shenjtë të Jezusit sjell mbi sipërfaqe  vetëdijen tonë për dashurinë e qëndrueshme të Hyjit dhe urgjenca për t'iu lutur Jezusit që të zotërojë zemrat tona. Sigurisht ai na e ka zbuluar  planin e tij hyjnor që ne ta gjejmë udhën drejt Zemrës së tij përmes sakramentit të Pendesës (Rrëfimit) dhe Eukaristisë së shenjtë.

Kjo udhë është konsumuar mirë gjatë viteve; dhe sa kohë që të ketë mëkat për t'u falur dhe mosmirënjohje për t'u rregulluar dhe shkëndija dashurie për t'u ndriçuar në zemrat njerëzore, për aq kohë do të jetë udha autentike të cilën secili nga ne duhet ta zbulojë nëse kërkojmë ta gjejmë Atë.

Atij i janë krijuar probleme për të na e shpjeguar me detaje planin e tij për të na marrë nga vetja. Ne e quajmë këtë Përshpirtëria e së Premtes së Parë. Çdo muaj të pastrohemi nga mëkatet tona  dhe të ripërtërihemi me Bukën e Jetës. Kjo përshpirtëri ka një autorësi hyjnore. Nuk mund të dështojë. Dhe pas gëzimit të të gjitha formave të përvojës sonë të lutjes i cili ka ardhur dhe është largur, do të mbetet si burimi i vërtetë i jetës dhe shenjtërisë.

Ka shumë interes mendimi se ne kemi nevojë themelore për një jetë të vërtetë të krishterë  Përshpirtëri ndaj Zemrës së Krishtit dhe Përshpirtëri ndaj Nënës së Zotit.

Për të gjithë ne që po fillojmë një jetë të re tërheqja e mëkatit është joshës; për të gjithë ata që po përpiqen për të ruajtur shenjtërinë e martesës; për të gjithë ata që ndihen vetëm në vitet e vjeshtës, Përshpirtëria e së Premtes së Parë sjell një çmim force dhe guximi që lejon hyrjen në shenjtëroren e brendëshme të Zemrës së Jezusit, ku, edhe në momentet e braktisjes dhe të zhgënjimit në kryq, aty mbretëroi vendi më i qetë.

Zemra e Jezusit nuk ishte vetëm e plagosur, por u hap, duke na dhënë kështu një paraqitje të dashurisë së pafund dhe të faljes së pakufi. Kjo është mrekullia të cilën kurrë nuk duhet ta përdorim për keq dhe nuk duhet ta harrojmë  që edhe me tradhëtitë tona të përsëritura, Ai akoma vazhdon që ta marrë bukën në duart e tij për të na ofruar Vetveten.

 

Marrë nga: “Living the Mass”

Përktheu: Teola Shkodra

 

maj -qershor 2005

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster