ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

 PAPA BENEDIKTI XVI

Rojtari i ortodoksisë Teologu i traditës së gjallë

 

E lume Kisha për Papën e ri, për Jozeph Ratzinger,me 19, prill 2005, mori emnin Benedikti XVI, i 265-ti Papë i Selisë së Shejtë.

Erdhi mbas Papës së paharrueshëm Gjon Pali II, që i dha krishtenimit e botës shembull e bekim, ripertrimje të hollësishme kah vlerat që të çojnë per të pa qiellin e paster.

E na do të ecim të lavdishëm mes ngadhënjimeve, përpjekjeve e djersitjeve që lidhen me paqe, mes provëve e vuejtjeve, edhe mes martirëve që lumnojnë krishtenimin.

E ndjeu menjëherë forcën shtatëdhetëtetëvjeçari i petkave shejte, “Ky puntuer i përulun e i thjeshtë i vneshtës së Zotit”, që vinte nga fiset e hershme bujqësh të Bavierës së përzemërt e katolike të tokës gjermane. Punëtorët e mirë, me në krye të vobektit, janë krejt në Krishtin. E ky ndej krejt në atë: Në kolegjet plot bekime e bankat e kishave të mëdha e të kapelave të vogla, me tingujt e kumbonëve të brohoritshme, mbrendë tabernakujve eukaristikë, në sallat e universiteteve madhore, teologu “rojtari i ortodoksisë”, “teologu i traditës së gjallë” që qëndron gjithherë në dogmat e fuqishme e në unitetin e Zotit me të gjithë e, posaçe, me të afërmin, që asht vlera e madhe jona. Këtu lidhet Jezu Krishti aq thellë me ne, me Kishën në paqe, në stuhi, në bukurinë e naltueme kah qielli i fortë e i kjartë. Dogmat nuk e lanë të lëvizin, pse ato kanë vetëm shejtninë e vertetësisë. Prandej ai i ka hy lutjes, orëve të flakta me Eukaristinë që asht sakramendi jo vetëm ma i madhi, por edhe ma i thelli, që arrinë vertetë te Zoti. Me këta gjykime Ratzinger i parashtroi njerëzimit forcën e shëlbimit të sigurtë, tue pohue e tue na dhanë të vërtetat e besimit, që këto duhen pergjithmonë e në çdo çast. E sot si Papë e ka krejt të çilun bashkimin e qiellit me tokën.

Një figurë që esencialisht gëzoi ditunisht dhe nga fuqia e hirit, tue mbetë teologu i traditës së gjallë, që sot si Papë e ka Kishën në mbrendësinë e vet e gjithçka do të bajë per të. Person që në Kishë ka pa e vlerësue talentet konkretisht e i lidhun me moralin, moralist ai vetë vepron per t'ia shtie botës, tue luftue me energji ma shejte të këqijat e dekadencës e tue naltue vetem virtytet. E këtë e ban me guxim, me dituni dhe dashuninë e lutjes dhe të zemrës të pastër. Asht nje alter Christus e si Papë, zevendësi i Tij në tokë e mbasardhësi i Shën Pjetrit në sundim. Bukuria e madhnia në vargun e 265 papëve, prej të cilëve 79 janë shejten elteri e 9 të Lum e një pjesë e madhe fort të mirë e të dijshëm, që kanë forcën e lidhjes me Zotin, botë e saktë e lumnisë qiellore.

Papa asht i pagabueshëm në mësimet e pergjithshme të moralit e në dogmat e fesë, pse ndër këto vepron Shpirti Shejt.

E ka diftue veten teologu i premë kundër martesës së meshtarëve, shugurimit meshtarak të grave, veseve kundër natyrës dhe, si dijetar i shquem, kundër të gjitha rrymave që kanë helme mbas helmesh të dukshme revolucioneh e gjaksishë së komunizmit.

Një figurë e dijes së tillë të krishtenë, thellësisht të krishtenë që ruen dimensionet e të vertetave të veta të cilat kanë perherë vetëm esencë virtytesh me mbrendi plotsisht pastërtie e intelektualizmi. Nuk asht kurr konservator e kurr me një fuqi për të mbetë mbrapa e per t'u dukë sadopak.

 

 

maj -qershor 2005

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster