|
|
KAROL
JOZEF WOJTILA - PAPA GJON PALI II
1920 – 2005
NjË
SHEKULL JETË
Karol Jozef
Wojtila lindi në Vadovicë, një qytet 50 km nga Krakovia, më 18 maj 1920
nga Emilia Kaczorowska, e bija e një saraçi dhe nga Karol Wojtila, i
biri i një rrobaqepësi, që nga 1900 ka shërbyer si nënzyrtar në ushtrinë
austriake, pastaj në atë polake. 13 vjet para Jozefit, më 27 gusht 1906
kishte lindur vëllai i madh Edmondi, i cili do të bëhej mjek pranë
spitalit Powszechny të Bielsko. Papa i ardhshëm pagëzohet më 20 qershor
nga kapelani ushtarak P. Franciszek Zak. Jeton me prindërit në Vadovicë.
Në shtator të vitit 1926 “Lolus” (ky është emri përkëdhelës i përdorur
në familje), fillon shkollën fillore duke u treguar një nxënës model.
Më 13 prill
1929, kur Jozefi ishte vetëm 9 vjeç, i vdes e ëma. Pasi mbaron shkollën
fillore në qershor 1930, hyn në gjimnazin shtetëror “M. Vadovita”, ku
përveçse dashurohet me poezinë, fillon të studiojë gjermanishten dhe ka
prirje për gjithë të tjera (do të bëhet kështu papa i parë poliglot i
historisë).
Më 5
dhjetor 1932 vdes nga tifoja i vëllai Edmondi. Pas një viti, Karoli
përfundon vitin e tretë të gjimnazit. Më 1934 fillon studimin e
greqishtes dhe falë vlerësimit të njërit prej mësuesve të tij,
përfshihet nga një pasion i vërtetë për letërsinë, veçanarisht për atë
dramatiken dhe për teatrin. Janë të kësaj periudhe recitimet në skenën e
teatrit të shkollës në Vadovicë. Më vonë hyn në “Studio 38”, një rreth
teatral e njëkohësisht bën mbrëmje të poezisë në “Casa Cattolica”, ku do
të recitojë edhe vargje të tij.
Pasi i
kalon provimet e maturës, më 14 maj 1938, regjistrohet në Universitetin
Jagellonica në fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë. Kur forcat
naziste e mbyllën Universitetin më 1939, Karoli i ri punoi në fabrikën
kimike Solvay që të mund të fitonte për të jetuar dhe për të shmangur
internimin në Gjermani.
Më 18
shkurt 1941 i vdes edhe i ati.
Që më 1942,
duke e ndjerë thirrjen për meshtar, ndoqi kurset e formimit të seminarit
të lartë klandestin të Krakovisë. Më 1943-1944 ndjek vitin akademik në
studimet teologjike. Njëkohësisht vazhdon të punojë në Solvay. Më
1944-1945 ndjek vitin akademik në studimet teologjike në Fakultetin
Teologjik të Universitetit Jagellonica. Më 29 shkurt 12 mars 1944
shtrohet në spital sepse ndeshet nga një makinë. Në gusht Arqipeshkvi
Adam Stefan Sapieha e transferon së bashku me seminaristë të tjerë
“klandestinë” në Pallatin e Arqipeshkvisë. Qëndron aty deri në përfundim
të luftës. Njëkohësisht vazhdon studimet, por ndërpret lidhjet me
Solvay.
Më 9 prill
zgjidhet zëvendëspresident i organizatës studentore “Bratnia Pomoc”
(Ndihmë vëllazërore) të Universitetit Jagellonica deri në maj të vitit
1946. Në vitin 1945-1946 kryen vitin e katërt akademik të studimeve
teologjike.
Më 1946
kryen studimet teologjike dhe me 1 nëntor 1946 shugurohet meshtar nga
duart e Arqipeshvit Metrolotitan Adam Sapieha në kapelën e tij private.
Ndërsa më 2 prill kremton Meshën e tij të parë në Kriptën e Shën
Leonardit në Wavel.
Më 15 nëntor niset për
të vazhduar studimet në Romë. Më 26 regjistrohet në “Angelicum”. Që më
15 nëntor deri në fund të dhjetorit strehohet tek Pallotinët, që gjenden
në rrugën Pettinari në Romë. Që nga fundi i dhjetorit strehohet me Don
Starowieyski në Kolegjin Pontifik belg në rrugën Quirinale. Më 3 korrik
1947 diplomohet për teologji.
Në vitin
1948 diplomohet në “Doctrina de fide apud S. Joannemde Cruce (Doktrina
e fesë tek shën Gjoni i kryqit). Kthehet në Poloni dhe në gusht të vitit
1949 thirret në Krakovia për t'u emëruar zëvendësfamullitar në
Famullinë e Shën Florianit. Senati akademik i universitetit Jagellonica,
pasi njohu titujt e studimeve të mbaruara në vitin 1942 1946 në
Krakovia, e emërojnë me titullin doktor me notë të shkëlqyer.
Duke e
pasur titullin si doktor bëhet mësues i lëndës së etikës sociale
katolike, në fakultetin teologjik pranë Universitetit Jagellonica, ku
organizohet një fakultet i ri teologjik afër seminarit të Krakovsë, në
të cilin fillon mësimdhënien; jep etikë në Universitetin katolik
Lublino. Më 4 korrik 1958 Papa Piu XII e emëron Ipeshkëv titullar të
Ombri dhe ndihmës të Krakovisë. Më 16 qershor 1962 vdes arqipeshkëvi i
Krakovisë dhe Imzot Wojtila emërohet Vikar i përgjithshëm dhe
admnistrator i përkohshëm i dioqezës. Mes vitit 1962-1964 merr pjesë në
katër sesionet e Koncilit të Vatikanit të dytë. Më 13 janar 1964 bëhet
arqipeshkëv i Krakovisë, në shtator merr pjesë në sesionin e tretë të
Koncilit, ku shquhet për temën e lirisë së religjionit dhe të dinjitetit
të njeriut, duke bërë përshtypje me diskutimin mbi “Skema XIII” (boca e
Kushtetutës baritore “Gaudium et spes)
Me 28
qeshor të vitit 1967 emërohet kardinal nga Pali VI. Duhej të merrte
pjesë në shtator të po atij viti në Romë në asamblenë e parë të
përgjithshme të Sinodit të Ipeshvinjve, por në shenjë solidariteti me
kardinalin Wyszynski, të cilit qeveria ia mohon pasaportën, Karoli nuk
merr pjesë.
Në vitin
1972 del një broshurë mbi bazat e rinovimit të studimeve aktuale të
Koncilit te Vatikanit II. Në Nëntor të vitit 1974 viziton Shën Gjovani
Rotondo. Ishte hera e parë gjatë studimeve të tij në Romë takon Atë
Pion.
Me datën 6
gusht 1978 vdes Pali i VI. Karol Wojtila merr pjesë më varrimin dhe në
mbledhjen, në të cilën me 26 gusht zgjidhet Gjon Pali I (Albino
Luçiani).
Pas një
pontifikati të shkurtër, Papa Gjon Pali I vdes papritmas më 28 shtator.
Më 14 tetor 1978 fillon mbledhja e re për zgjedhjen e papës së ri dhe me
datën 16 tetor 1978 Wojtila merr pjesë në zgjedhjet e papës së ri dhe
është ai i zgjedhuri për t'u ulur në Katedrën e Shën Pjetrit. Zgjidhet
papë duke marrë emrin Gjon Pali II. Është pasardhësi i 264-të i Pjetrit,
Papa i parë jo italian që nga shek 16-të. Në fakt i fundit ka qenë
irlandezi Adriano VI-të i cili vdiq në vitin 1523.
Pontifikati
i Gjon Palit II karakterizohet në mënyrë të veçantë për udhëtimet
apostolike. Ka qenë e parashikuar në fakt, që në më pak se 20 vite, Papa
ka përshkuar 1.099.303 kilometra. Me rëndësi të veçantë janë udhëtimet
në vendet lindore të Evropës që paraqet fundin e regjimit komunist e ato
në zonat ku kishte luftë, si Sarajeva (prill 1997), Beriut (maj 1997) që
rinovojnë angazhimin për paqe. Historik është edhe udhëtimi i tij në
Kubë (janar 1998) dhe takimi me Fidel Kastron. Më 13 maj 1981 Gjon Pali
i II pëson një atentat terrorist nga Ali Agça, një i ri turk, i fshehur
në mes të turmës në sheshin e Shën Pjetrit e goditet nga dy plumba. Papa
shtrohet në spital në poliklinikën Gemelli, ku qëndron në sallën e
operacionit për 6 orë.
Atentatori
arrestohet. Pas, rimëkëmbjes, Papa e fal atë që ishte përpjekur ta
vriste, duke shkuar ta takonte në burg, vizitë e cila ka mbetur në
histori.
I
konsideruar nga disa si konservatorë, gjatë pontifikatit të tij, duhet
të nënvizohen kontaktet e shumta që ka pasur me besimet e tjera
(protestantë, ortodoksë, hebrenj, myslimanë). Në vitin 1986 viziton
sinagogën e Romës, në një kohë që asnjë Papë tjetër nuk e ka bërë më
përpara, dhe në vitin 1993 vendos kontaktin e parë diplomatik zyrtar mes
Izraelit e Selisë së Shenjtë. Duhet të kujtohet edhe rëndësia që i është
dhënë dialogut me gjeneratat e reja dhe institutet, në vitin 1986 nga
dita botërore e rinisë, që nga ajo kohë kremtohet çdo vit të Dielën e
Larit në të gjitha dioqezat. Çdo dy vite, të rinjtë katolikë të të
gjithë botës mblidhen rreth Atit të Shenjtë. Dita botërore e rinisë që
është zhvilluar në Romë në vitin 2000 ka qënë një nga ngjarjet më të
rëndësishme të Jubileut të madh.
Dokumentat
doktrinale:
Dokumentat
më të mëdha doktrinale të Gjon Palit II janë thirrmorja apostolike
Catechesi tradendae (1997) dhe enciklikat Redemptor hominis (1979),
Dives in misericordia (1980), Laborem exercens (1981), Slavorum apostoli
(1985), Dominum et vivificantem (1986), Redemptoris mater (1987),
Sollicitudo rei socialis (1988), Redemptoris missio (1990), Centesimus
annus (1991), Veritatis splendor (1993), Evangelium vitae (1995), Ut
unum sint (1995), Fides et ratio (1998), Ecclesia de Eucharistia (2004).
Jubileut të
vitit 2000 i është dedikuar letra apostolike Tretio millennio adveniente
(1994). Gjatë pontifikatit të tij, përveç këtyre, ka qenë publikuar edhe
Katekizmi i ri i Kishës Katolike (1992). Mes veprave jo doktrinale,
libri: “Të kapërcehet pragu i shpresës” është publikuar në të gjithë
botën në vitin 1994, dhe autobiografia “Dhuratë e mister” me rastin e 50
vjetorit të shugurimit meshtarak (1996).
QYTETI I VATIKANIT
Më 8 prill 2005 bota
mbarë i dha lamtumirën e fundit Atit të shenjë Papa Gjon Palit II, i
cili, kur u zgjodh bëri bujë, vetëm sepse ishte papa i parë polak në
histori dhe që, për mëse 26 vjet, ishte pontifikati i tretë që zgjati në
historinë e kishës. Ati i shenjtë u bë, përtej polemikave që shpesh e
kanë shoqëruar, autoriteti mëi madh moral në botë, i aftë për të
sfiduar, mbi një princip etik, psh kontrollin e lindjeve, Onu
bashkëkohëse dhe Shtetet e Bashkuara.
I dashur, i
kundërshtuar, i vlerësuar, i diskutuar: sigurisht një protagonist, një
drejtues botëror. Gjon Pali II, papa që e ka drejtuar Kishën nga
mijëvjeçari i dytë deri në mijëvjeçarin e tretë, i ka dhënë mjë pamje pa
precedentë dhe jo vetëm brenda botës katolike dhe fetare dhe, në këto
vite, edhe pse në një konservatorizëm të thellë në principe që gjykonte
lidhjet me besimin, ka ndryshuar tradita shumëshekullore, duke
ndryshuar, ndoshta përgjithmonë, vetë botën duke qenë Pontifikati roman.
Janë shenjë dhjetëra
“për herë të parë në histori…” të shkruara për jetën e tij. Ngjarje që
janë përkufizuar nganjëherë “historike” dhe tani, për më tepër janë
fituar. Karol Wojtila, i 264 pasardhës i Pjetrit ishte papa polak, i
pari lindur në një vend komunist dhe që shkon përtej: i pari që ka
recituar në publik dhe që ka punuar në fabrikë, i pari, pas apostujve,
që hyn në një sinagogë dhe i pari që flet në një kishë protestante; i
pari që viziton një xhami dhe që shkon në një vend ortodoks; i pari që
hap një jubile për njëmijëvjeçar dhe që viziton parlamentin italian; i
pari që merr pjesë në një koncert rrok dhe në një ndeshje futbolli; i
pari që plagoset rëndë në një atentat dhe që operohet në spital; ai që
ka takuar më shumë njerëz (17 milion janë vetëm në audienca), për të
cilin janë shkruar më shumë libra (gati 200 në vit) dhe për të cilin
janë shitur më shumë libra madje edhe një CD me muzikë të shenjë kënduar
prej tij; ai që ka vizituar më shumë vende dhe që ka shpallur më shumë
shenjtër dhe të lumë.
Është papa i të drejtave
njerëzore dhe i solidaritetit, i dinjitetit të punës, i rreptësisë
fetare. Është një mistik: thellësisht i bindur që çdo gjë ndodh si
shenjë që vjen nga Hyji. Ishte vetë ai i zgjedhur nga Hyji për ta çuar
kishën në mijëvjeçarin e tretë e kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë pa
një “shenjë hyjnore”; me këtë shenjë do të kishte pranuar martirizimin
dhe për bindje ndaj këtij vullneti qetësisht ka vuajtur, më shumë se sa
është bërë e ditur.
Do të mbetet në histori
mbi të gjitha sepse ishte një nga shkaqet kryesore të rënies së Murit.
Ishte i vetëdijshëm: kur mbushi 75 vjeç, më 1995, e falenderoi Hyjin që
po jetonte “në një moment të zhvillimeve të epokës për Evropën, për
botën dhe për Kishën”.
FËMIJËRIA
Ka pasur fëmijëri dhe
rini të vështirë: humbi të atin, figurë referimi edhe në formimin e tij
fetar, më 1941; e ëma i kishte vdekur më parë, kur ishte nëntë vjeç.
“Nëna ime tregonte një herë donte të kishte një fëmijë meshtar dhe një
fëmijë mjek. Nuk arriti të më shihte mua meshtar dhe vëllain tim…”
Vëllai i tij Edmondi, i cili studionte mjeksi, kishte vdekur më 1932.
Shkoi vetëm 4 herë, si papë, tek varri i familjes, me gurë gri, në
varrezat e Rakowce në Krakov. Ishte një njeri që kishte pak miq para se
të bëhej papë e më pak ka pasur më vonë, si të gjithë papët, të cilët,
detyra i bën të vetmuar. Edhe pse Wojtila shpesh kishte njerëz në
tryezë, ata bëheshin gati gjithmonë shkak për raste pune.
NJË PAPË I RI
Kur u zgjodh, Papa
Wojtila ishte papa më i ri (58 vjeç), pas Piut IX (54 vjeç), dhe për
pjesën më të madhe të njerëzve ishte i panjohur: teksa dëgjonte emrin e
tij në atë 16 tetor 1978, një gazetar tha: “është një zezak”. Fjalët e
tij të para: “Qoftë lëvduar Jezu Krishti” kishin një shije antike, të
çuditshme. Dhe kur shtoi: “nëse gaboj, më korrigjoni”, me një gabim të
qartë të gjuhës, u mor vesh, pas 4 shekujsh e gjysëm, që papa nuk ishte
italian, edhe pse poliglot (dinte edhe gjermanisht, spanjisht,
frëngjisht, anglisht, portugalisht dhe rusisht). Do ta dëgjonim
vazhdimisht me atë përshëndetje dhe me thirrjen e vazhdueshme drejtuar
Marisë, për të cilën thuhet “Totus tuus” të cilës i ka atribuar
mbijetesën e tij nga atentati, sëmundjet dhe ndihmën kundër tundimeve
kur ishte i ri.
Na mësoi të shihnim duke
u plakur e duke vuajtur një njeri, i cili, kur u bë papë, goditi me
hijeshinë fizike. Ishte një sportist: bënte ski, shkonte në mal,
shëtiste me barkë, notonte. Për këtë, sapo u bë papë, flitej si për një
njeri “superman”. Krejtësisht një imazh tjetër në krahasim me atë të
brishtë, të kërrusur dhe të pasigurtë të viteve të fundit, që
përkundrazi ka ngjallur më shumë dashuri e ndoshta më shumë vëmendje
ndaj gjërave që thoshte.
Ishte një njeri
koherent, me vullnet të hekurt, i farkëtuar nga një rini e vështirë, nga
traditat e popullit të tij dhe nga një besim i thellë. Që nga rinia, në
fakt, njihen ato që më pas u bënë linjat mbartëse të pontifikatit të një
njeriu me projekte të mëdha dhe me intuita nganjëherë të gëzueshme,
nganjëherë më pak të gëzueshme. Edhe hapat e parë të Papës janë shenjë
zgjedhjeje dhe stili të jetës, që u bënë të shquara, të një njeriu të
papajtueshëm në planin e principeve, krejtësisht koherent, i
panënshtruar ndaj kompromiseve. Është thënë, psh, që ka qeverisur pak. E
thoshte vetë ai: “Ndoshta, ka shkruar në “Ngrihuni, të shkojmë”, libri
i tij i fundit, duhet ta qortoj veten që nuk kam kërkuar për të
komanduar mjaft.
Në një farë
mase, shtonte, kjo gjë vinte nga temperamenti im. Po, në një farë
mënyre mund të jetë edhe sipas vullneti të Krishtit, i cili kërkon nga
apostujt e tij jo aq shumë për të komanduar se sa për të shërbyer”. Në
të vërtetë, nëse ka vlerësuar dikë, ka vendosur personalisht karrierën,
përndryshe, e në shumë raste, sipas disave, ka ndjekur sygjerimet e
dikasterit, të konferencave ipeshkvore apo të nuncëve.
WOJTILA
AKTOR
Shpesh
është kujtuar e kaluara e aktorit, që fëmijë, edhe për të nënvizuar
pikat skenike. Në të vërtetë mes viteve 1934 dhe 1938 ka marrë pjesë në
shfaqjet teatrale shkollore në Vadovicë. Në shkollë ishte religjioz dhe
i zoti. Nganjëherë shkonte edhe të vallëzonte me miqtë. Në shkollë ka
recituar. Një kuptim tjetër i dha, pas transferimit në Krakov, me të
atin, më 1938, në një shtëpi në periferi me një kopësht të vogël,
përgjatë Vistolës, regjistrimi në teatrin Rapsodiczni, Teatri rapsodik
klandestin i universitetit Jagellonica të Krakovisë, të cilin Kotlarczyk
e kishte themeluar dhe ia kishte kushtuar kultit të “fjalës së gjallë”,
ndaluar nga nazistët si çdo iniciativë tjetër intelektuale.
WOJTILA
PUNËTOR
Kurrë nuk e
ka harruar që ka qenë punëtor. Në një fabrikë tjetër të Solvay, në
Rosignano, më 1982, do t'i thërriste punëtorët “shokë të mi të punës”. -
“Edhe unë kam qenë punëtor”, e ka përsëritur shpesh në takimet me botën
e punës, takim i caktuar i 19 marsit, Shën Jozefi punëtor, derisa ka
mundur fizikisht. Punëtorë, tregtarë, fshatarë: i ka takuar të gjitha
realitetet e botës së punës. Ndjeshmëria e tij përballë problemeve të
njeriut punëtor është një tjetër linjë e pontifikatit, që ia ka hapur
portat e Vatikanit sindikatave. Kësaj bote ia ka kushtuar një nga
dokumentet e tij më të mëdha, Laborem exercens (1981), në të cilin
përshkruan të drejtën e njeriut për punën dhe respektin e dinjitetit të
atij që punon. Koncepte të zhvilluara në enciklikat pasuese sociale
Sollicitudo rei socialis (1987) dhe Centesimun annus (1991).
POET DHE
SHKRIMTAR
Nëse vitet
e kaluara si punëtor i përkasin papës, e njëjta gjë është edhe për të
kaluarën si poet dhe shkrimtar. Ka shkruar vargje, akoma të panjohura,
deri në ditët e fundit të jetës. E nëse Kapërcimi i pragut të shpresës,
i 1994-ës ka qenë libri më i shitur në botë, komedia rinore Punishta e
argjendarit gjithkund ka pasur afishe. Poezitë e tij, si Baladat e
hajatit të Wawel, janë përkthyer në shumë gjuhë. Kështu ishte edhe për
Dashuri dhe përgjegjësi dhe Njeri dhe veprim njerëzor me të shquarat e
rreth 120 veprave me tema teologjike dhe filozofike. Dhe autobiografitë
Dhuratë dhe mister (1996), Ngrihuni, të shkojmë (2004) dhe Kujtim dhe
identitet (2005) janë ngjarje të tërthorta, shumë më përpara se sukseset
editoriale. Në bilancin e shkrimtarit duhen shtuar 14 enciklika dhe
qindra dokumente të tjera. Duke pasur parasysh edhe rreth 800 diskutime
dhe 100.000 faqe.
Vazhdoi të
shkruante edhe pas emërimit, në moshën 38 vjeçare, ipeshkëv ndihmës i
Krakovisë, nga Pio XII më 1958. Boton në të përjavshmen Tygodni
Powszechny dhe në përmuajshmen Znak. Nënshkruhet Andrzej Jawien:
personazh i romanit të Jan Parandowski Qielli në flakë, një njeri që e
humb dhe e fiton besimin, apo me pseudonime të tjera si, Stanislav
Andrzej Gruda apo Piotr Jasien.
Duke takuar
si papë, më 1984, 1200 gazetarë, ka thënë se e do “Kishën si një shtëpi
me xhama”, ku, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh dhe se si ajo e
përmbush nisionin e vet”. Shtoi se etika gazetareske duhet gjithmonë të
vuloset në “të vërtetat” objektive, serioziteti dhe ndershmëria
“intelektuale”. Ai do të ruante një raport me liri të madhe me
masmediat, të cilët do të dinte t'i bënte edhe të dobishëm. Është
përcaktuar papa televiziv, ka dërguar një dokument të tij përmes e
mail (një tjetër herë e parë) dhe ka lejuar që të intervistohet në çdo
rast.
QYTETAR
ROMAN - CIVIS ROMANUS
Nga lineat
e pontifikatit bën pjesë edhe raporti me Romën në të cilën nga
Campidoglio më 15 janar 1998, do të thotë se ndjehet “në shtëpi”, si
“civis romanus” dhe nga e cila më 2002 do të bëhet qytetar nderi. Ka
marrë shumë nga vizitat e tij në dioqeza e tij, të filluara më 3 dhjetor
1978 në famullinë e Shën Françesko Saverit. Mes famullive, kuvendeve,
spitaleve, vendeve të punës, shkollave, universiteteve, varrezave do të
përmbushte 743 vizita baritore të cilat do ta njihnin me të gjitha
realitetet e qytetit. Dhe kur ka thënë se në Romë ka “kënde të botës së
tretë”, gazetat kanë shkruar: flet për gjëra të cilat i di. Por kur
erdhi në Romë për herë të parë, sapo ishte shuguruar dhe shkoi për të
studiuar filozofi në Angelicum, ku u diplomua më 1948. Librat e
filozofisë mbetën tërheqja e tij më e preferuar. Nxënës që studion
shumë, por i shpërqendruar: harroi të kthente një libër në bibliotekën e
kolegjit belg i cili e kishte mikpritur.
POLONIA
KOMUNISTE
Duke rihyrë
në Krakovë më 1948, gjeti një klimë antifetare të stalinizmit, i cili do
të ishte armiku më i madh. Dërgohet në famulli jashtë qytetit, në
Niegovic, ku provomon edhe një spektakël teatral për të rinjtë, të
cilët, në ato vite, për herë të parë, i besohen. Është një lidhje e
veçantë. Ishte me të rinjtë në pushime, kur mori vesh për emërimin si
ipeshkëv dhe si ipeshkëv u mbështet te dritarja për të biseduar me të
rinjtë që mblidheshin aty poshtë. Traditë e mbetur gjallë deri në
udhëtimin e fundit në Poloni, më 2002. Raporti i Gjon Palit II me të
rinjtë ka qenë gjithmonë diçka e veçantë: nuk i përkëdhelte, por kërkoi
zotim e koherencë, duke marrë përgjigje, si pjesëmarrjet oqeanike
entuziaste në Ditën e Rinisë, të krijuara prej tij, që çuditën botën
dhe përsëriten edhe në vitet e fundit, vrull dhe forcë. Ky meshtar i ri
u bë edhe ndihmës i studentëve dhe i të diplomuarve në universitetin e
Krakovisë.
MBROJTJA
E TË DREJTAVE NJERËZORE
Përsëri në
rini, u shfaq një tjetër linjë e pontifikatit: mbrojtja e të drejtave
njerëzore. Është viti 1962 dhe është në Romë për Koncilin. “Mbajeni mend
thotë në diskutimin mbi dokumentin mbi Kishën në botën bashkohore.
gjithmonë ta keni në mendje dhe në zemër që dinjiteti i njeriut duhet
mbrojtur dhe mbështetur gjithmonë”. Optimist, donte një kishë pozitive,
të aftë që të njihte edhe gabimet e veta të së kaluarës, të hapur me
besim për të ardhmen dhe për botën, së cilës duhej t'ia kujtonte detyrat
e veta. “Njeriu, shkruante, është qendra e veprimit të kaluar dhe të
ardhshëm të Kishës, sepse është shkaku i ardhjes së Krishtit. Për këtë
“shkak” Kisha duhet të mbrojë dinjitetin dhe të drejtat e veta: në punë,
në shtëpi, e mbi të gjitha në lirinë e besimit”.
Edhe fama e
tij “e të fortit” lindi në vitet e rinisë. Po ndërtohej Nova Huta,
qytet i vogël punëtor pranë Krakovisë, të cilin qeveria e donte simbol
të shoqërisë komuniste. Nuk u parashikua kisha, por ipeshkvi Wojtyla
dëshironte që të ishte. I mbrojtur nga punëtorët, kremton meshën jashtë,
në terrenin ku “duhej” të buronte kisha. Do të ishte kardinal Wojtyla,
më 18 maj 1969, i cili do të vendoste gurin e parë. Pesë vite më parë,
më 18 janar 1964, Pali VI e kishte emëruar arqipeshkëv të Krakovisë dhe
më 26 qershor 1967 e kishte emëruar kardinal, kur ishte vetëm 47 vjeç.
WOJTILA
RRËFYES
Manteli i
meshtarit u përdor edhe për një rast tjetër: më 4 prill 1980, të Premten
e madhe, në Bazilikën e Shën Pjetrit, njerëzit zbulojnë Papën që rrëfen,
manteli i zi pëmbi veshjen e bardhë. Dëshiron të japë një sakrament të
cilin njerëzit e konsiderojnë jashtë përdorimit: do të lumturojë shumë
rrëfyes të famshëm, do t'i kushtojë një senod, do të rrëfejë çdo vit,
deri kur, për Javën e madhe, nuk ka mundur më. Njeri i përpiktë,
përkrahës i një humanizmi integral, armik i lasizmit, simpatizonte
njerëz dhe lëvizje që e mbanin koherent në raport mes jetës dhe besimit.
Kështu ishte për Bashkësinë, lirinë e Opus Dei.
NJË PAPË
BARI
Ishtë një
Papë bari. Akuzës për integralizëm dhe zgjatje, i kundërvihen episodet e
shumta, pak a shumë të dukshme, me butësinë ndaj fëmijëve, të varfërve
dhe të sëmurëve. Është 7 janari 1979, vizita e parë në një spital, “Il
Bambino Jesú”. Do ta ndjekin dhjetëra të tjera, për vite në kohën e
Krishtlindjes. “Duket sikur ai që shkon për të vizituar të afërmit”, tha
një gazetar në spitalin e San Giovanni të Romës, duke e parë tek puthte
një të sëmurë me hepatit. Dhe mbetën të paharrueshme imazhet e vizitës
tek njerëzit që po vdisnin në shtëpinë e Nënë Terezës, në Kalkutë. Ka
vizituar edhe të burgosurit. Nëse është i famshëm takimi në Rebibbia me
Ali Agca, ka vizituar edhe 14 burgje të tjera, kudo.
Papa
Wojtila, me korrektësinë e tij arriti, edhe kundër çdo parashikimi, të
bllokonte krizat e thirrjeve, saqë nga 1989 regjistrohet marrja në nivel
botëror, edhe pse në lindje meshtarët vazhduan të mungonin, me gjithë
lutjet e Papës. Që ka qenë mbi të gjitha një njeri me besim të madh. Më
13 maj 1981, në barrelë, i plagosur, lutej. Meshët e tij gjithmonë kanë
zgjatur më shumë se një orë e gjysëm. Lutjet e tij, megjithë telekamerat
e dritat kanë qenë gjithmonë të një itensiteti të madh.
NJERI I
LUTJES
Njeri i
lutjes dhe i koherencës. “Jetojmë në një epokë, ka shkruar më 2001, në
të cilën personat hakmerren për liri, por i kundërvihen së vërtetës: nuk
dyshojnë jo vetëm nga besimi, por edhe nga arsyeja; këmbëngulin për të
drejtat e tyre, por i ikin përgjegjësisë”. Shërbejnë për “t'u bërë zëri
i të gjithë të varfërve të botës”, për të përballuar sfidën që jep
“krizën e civicizimit” të botës së sotme”. Civilizimi, për të, në fund,
ishte respekti i dinjitetit të çdo njeriu, që nga ngjizja deri në
vdekje, dhe në lidhje me të vërtetën e zbuluar, “vetëm duke e ndjekur,
thoshte, mund të jemi me të vërtetë të lirë”. “E vërteta do t'ju
lirojë”: ishte kjo, ka shpjeguar një herë, fraza e tij e preferuar nga
Ungjilli.
WOJTYLA
DHE HEBRENJTË
Që
kardinal, më 28 shkurt 1969 ka vizituar sinagogën e lagjes Kazimierz.
Që i vogël kishte pasur miq hebrenj, si Jerzy Kluger, të cilit më 1989
do t'i lexonte kujtimin e tij të sinagogës së shkatërruar të Vadovicës.
Vizita e 1979 ishte “udhëtimi më i gjatë”, i pari udhëtim për një papë
në një sinagogë (Romë, 13. 04. 1986, ku i ka thirrur hebrenjtë “vëllezër
më të mëdhenj”). Edhe pse do të kishte përsëri tensione, më 30 dhjetor
1993 do të krijoheshin raporte diplomatike me Izraelin, të cilat do t'i
jepnin fund shumë polemikave. Në raportet me botën hebraike shumë do të
ndikonte edhe udhëtimi në Tokën e shenjtë (mars 2000), me madhëngjimin
e dukshëm të Yad Vashem (“nuk ka fjalë mjaft të forta për të vajtuar
tragjedinë e tmerrshme të Shoah”) dhe lutja në Murin e Vajeve (“të
angazhohemi për vëllazëri të sinqertë me popullin e Aleancës”).
RAPORTET
ME BESIMET E TJERA DHE ME TË KRISHTERËT
Raportet me
hebraizmin dhe islamin e mbi të gjitha me të krishterët e tjerë, kanë
qenë një nga fushat me zotim më të madh të veprimit të tij. Në raport me
besimet e tjera dhe së bashku për paqen është i lidhur një nga gjestet
“profetike”, por edhe të kundërshtuara, të pontifikatit: takimet që kanë
bashkuar në Asizi zëdhënësit e besimeve të të gjithë botës; më 27 nëntor
1986 lutja për paqen në botë dhe më 24 janar 2002, pas atentatit të Nju
Jorkut, për të formuluar angazhimin e përbashkët për të mos i ofruar
justifikime fetare terrorizmit. Dhe kur erdhën erërat e luftës, në Golf
në fillim, në Afganistan dhe në Irak më pas, Papa u bë në mënyrë krejt
të natyrshme një nga pikat lidhëse të Vendeve të radhitura kundër
ndërhyrjes ushtarake.
Në mendimin
e tij, nëse bashkëpunimi midis besimeve shërben për të mirën e
njerëzimit, ekumenizmi është një “detyrë” e të krishterëve, të cilët
duhet të pajtohen. Ishte, zbuloi në një shënim të 1994, objektivi
qendror i pontifikatit dhe i Kishës, nga Vatikani II e më pas. Kjo sjell
shqyrtimin e ndërgjegjes dhe faljen, të dhënë e të kërkuar: për Jubileun
ka dashur një përkujtim të së kaluarës së Kishës, deri në Mea culpa të
shqiptuar solemnisht më 12 mars të vitit 2000, duke filluar pikërisht
nga mëkati i ndarjes mes të krishterëve. Për t'i tejkaluar, i është
kushtuar që në fillim të pontifikatit: është 20 shkurti i 1979, takimi
me sekretarin e Këshillit botëror të Kishave, Philip Potter, ndjekin
qartësimet e përbashkëta me patriarkun ekumenik Dimitrios dhe me
anglikanin Robert Runcie. Më 11 dhjetor 1983 është i pari papa që hyn
në një kishë luteriane (në Romë), do të vizitonte të tjera, i shkujdesur
nga sjelljet polemike, sikurse më 1898 në Danimarkë. Një pritje tjetër.
Më 1999, në Rumani, vendi i parë ortodoks i vizituar nga një papë, me
një deklaratë të përbashkët me patriarkun Teoctist për luftën në
Ballkan, që evidentonte rolin e besimeve për paqe. Do të ndiqnin vizita
në Gjeorgjinë ortodokse, Greqi, Ukrainë dhe Bullgari dhe Mea culpa e
shqiptuar në Athinë. Por raportet me ortodoksët do të mbeteshin
konfliktuale. Janë shtyrë kështu më 1996 dhe më 1997 dy projekte për
takimin e parë mes një pape dhe një patriarku rus, përveç vizitës së
përshpëritur në Moskë.
Udhëtimi i
shtyrë i Papës i cili ka udhëtuar më shumë se kushdo tjetër (144
udhëtime në Itali e104 në vende të tjera jashtë shteti) dhe që në një
enciklikë (Ut unum sint, 1995) u tregua i gatshëm për të diskutuar
fuqitë papale, tema të kontrastit shekullor mes të krishterëve. Një
bilanc në gjysëmerrësirë, pavarësisht nga disa deklarime, si ajo e
përbashkët më 1991 me luterianët mbi justifikimin (rrënjë teologjike të
protestanizmit).
UDHËTIMET
Udhëtimet
kanë qenë një tjetër karakteristikë e pontifikatit. “Në një farë mënyre
ka shkruar në “Ngrihuni, të shkojmë!” kjo detyrë iu dha Papës nga vetë
Krishti”. Që ipeshkëv kishte udhëtuar, mbi të gjitha pas zgjedhjes në
sekretarinë e përgjithshme të Sinodit të ipeshkvinjve (1971). Mban
konferenca, mes të tjerash, në Harvard, Paris, Milano, Kanada dhe në
Gjermani. Pasi u zgjodh papë më 16 tetor 1978, më 19 shkon në Castel
Gandoflo, më 29 në Mentorella, më 5 nëntor në Asizi. Flitet për Papën
shtegtar.
Më 25 janar
1979 fillon udhëtimi i parë jashtë Italisë. Shkon në Meksikë, i
brohoritur papritmas nga miliona njerëz. Do të shkonte në shumë vende të
tjera, duke u përjashtuar u vetëm Kina dhe Rusia e dëshiruar; qëllime të
tjera ishin të vështira, si Sarajeva dhe Libani, ku frika e atentateve
e detyroi t'i shtynte. 8 vjet për Libanin (1989) ku, në luftë të plotë
civile, tha që “ndjeu urdhëroren e brendëshme për të shkuar” e 3 për
Sarajevë, të përkufizuar më 1998 qyteti martir i shekullit. Pastaj për
Kubën, u deshën vështirësitë politike të Kastros dhe të ndërhyrjeve të
tij të pritura kundër embargos SHBA, për të pranuar, në janar 1998, një
vizitë të shënuar përballë “liderit maximo” dhe suksesit të pamohueshëm.
Kurrë e realizuar, për shkak të protestave të shumta irakene, edhe Ur e
Kadesë, e projektuar etapa e parë e udhëtimit në rrënjë të fesë.
Me të
udhëtimet papale nuk ishin më fakte të jashtëzakonshme, për t'u bërë
magjister i ordinuar. “Shumë njerëz nuk mund të vijnë në Romë, ka
shpjeguar, por të gjithë kanë të të drejtë ta shohin papën”. Dhe të
dëgjojnë të paktën tek përshëndet në gjuhën e tyre. Për këtë është
sforcuar të mësojë të paktën disa fraza të idiomave të vendeve të
vizituara, edhe ato më të vështirat. 248 udhëtimet e tij, ashtu siç e ka
thënë ai vetë, kanë qenë pastorale, por sigurisht as të privuara nga
valenca politike. Nëse mendimi shkon në Evropën Lindore, duhen kujtuar
edhe ndërhyrjet e vështira kundër regjimeve autoritare. E dikush ra pas
vizitës papale, që i ka dhënë zemër të krishterëve.
LUFTA
KUNDËR KOMUNIZMIT
Por nga një
pikëpamje politike, nuk ka dyshim që pontifikati do të mbesë i shënuar
nga beteja e madhe politike kundër komunizmit. “utopia tragjike” që
shtyp lirinë. E ka sulmuar që më 1979, në Meksikë: në Puebla, në
asamblenë e tretë të ipeshkvinjve të një Amerike Latine ku janë të
gjalla analizat marksiste të teologjisë së lirimit, nuk mund, thotë, të
përzihet Zoti, i cili është liria e vërtetë me partitë. Është i të
ashtuquajturave Kisha popullore dhe e lëvizjeve katolike prokomuniste.
E pas rënies së Murit, në Lituani (1993), do të thotë që mposhtja e
padrejtësisë së komunizmit nuk do të thotë “drejtësi” e kapitalizmit.
Në socializëm, thotë, kishte “farë të së vërtetës”.
Takimi me
komunizmin, kishte, mes shkaqeve, edhe vizionin e vet të Evropës si
“shtëpi e përbashkët” e themeluar mbi krishtërim. Kur në qershor 1979 u
kthye në Poloni, e brohoritën mijëra njerëz. Me ta Papa polak i kthehet
Kishës se e ka mbrojtur gjithmonë shpirtin e kombit, por flet edhe për
rrënjët e përbashkëta të krishtera të Evropës, nga Atlantiku në Urale, e
ndarë vetëm nga rrjedhojat e padrejta të luftës. Një Evropë bijë e
krishtërimit që këtu është pohuar dhe që këtu ka sjellë në botë vlerat e
respektit të dinjitetit të njeriut, të tolerancës, të të drejtave
njerëzore, të lirisë SOLIDARNOSC: Ky udhëtim në Poloni është edhe
lindja e Solidarnosc, sindikata e parë e lirë në botën komuniste. Duke
pasur një bashkëpatriot papë, ishte në qendër të historisë, kishte thënë
në Varshavë. Dhe kur lindi Solidarnosc, Papa është me Solidarnosc,
shkaku bazë i rënies së regjimit komunist. Qyteti e mbron, e pret dhe me
të gjitha nderet, një delegacion i drejtuar nga Lech Walesa. Por edhe
Polonia, ku do të kthehej 7 herë, do t'i shkaktojë pakënaqësi.
Pas rënies
së komunizmit vendi do të bëhet konsumist dhe jo “solidar” ashtu siç
donte ai. Papa bërtet, mbi të gjitha në udhëtimin e katërt (1991),
kundër braktisjes së traditës katolike, që e ka karakterizuar shpirtin
polak dhe duhej të bëhej një model për vendet ish komuniste, duke
zgjedhur rrugën e solidaritetit (Solidarnosc në polonisht) në fushën
ekononike, sociale dhe politike.
ATENTATI
1981
Pikërsht
frika e “përhapjes”së Solidarnosc, thuhet, e ka bërë Papën Gjon Pali II,
papën e parë i cili ka pësuar një atentat të organizuar. Është viti
1981. Viti do të mbesë i shënuar nga goditja e 13 majit në sheshin e
Shën Pjetrit. Kush është brenda atentatit? Rrahet pista sovjetike dhe
bullgare. Papa nuk i shfaq kurrë mendimet e tij. Në Bullgari, më 24 maj
2002, thotë se kurrë nuk ka besuar në “pistën bullgare” për shkak të
konsideratës që ka për atë popull. Frazë politikisht e duhur, thuhet,
meqë është në atë vend. Edhe në Ngrihuni, të shkojmë! do të flasë për
një komplot të organizuar nga një ideologji e prepotencës.
Nëse nuk ka
folur kurrë se kush e ka armatosur atentatorin, shumë herë, përkundrazi,
ka përsëritur se gjithë kohën pas asaj dite është dhënë për
ndërmjetësinë e Zojës, nga e cila përkujtohet e shfaqura e 13 majit në
Fatima. Atentati, në fakt vdekja e “ipeshkvit të veshur me të bardhë”
ishin në sekretin e tretë, që do të zbulonte në Fatima më 13 maj 2000.
Për Fatiman foli deri me Ali Agca, në bisedën në Rebibbia. Në Fatima do
të shkonte për të falenderuar, edhe më 1982, edhe më 1991, gjithmonë në
përvjetorin e atentatit. E pikërisht në Fatima, më 1982, do të jetë një
atentat tjetër: do të jetë një ish seminarist i ipeshkvit
tradicionalist mons. Marcel Lefebvre që ndalet pak hapa larg tij, me një
bajonetë në shënjestër. Lindi kështu një psikozë: gati në të gjitha
udhëtimet ka pasur zëra atentatesh të cilat në të shumtën e rasteve nuk
janë vënë re për të mos sugjestionuar mitomani. Përsa i përket Papës,
ai ka qenë gjithmonë fisikisht i guximshëm: shumë herë i ka thyer
rregullat e sigurimit dhe i ka shtyrë udhëtimet për Liban dhe Sarajevë
vetëm për t'ia shmangur rreziqet njerëzve që do të takonte.
FATIMA
DHE PËRSHPIRTËRIA PËR MARINË
Vizita në
Fatima, (ku ia kushtoi gjithë botën Zojës) bën pjesë në përshpirtërinë e
tij për Marinë, gjithmonë e thirrur, për të cilën ka kërkuar një vit
Marian (1987 1988) dhe një vir të Rruzares (2002 2003) e që nga viti
1979 e ka thënë çdo ditë në Radio Vatikan.
PAQJA
Rruzarja
ishte shpesh, rast për t'u lutur për paqen, një linjë tjetër e
pontifikatit. Që nga 1979: është në SHBA dhe ka një jehonë të madhe dhe
pozitive diskutimi i tij në Onu kundër luftës dhe për solidaritet; 25
shkurti 1981 në Hiroshimë, në atë pikë ku shpërtheu bomba e parë atomike
thotë: “Lufta nuk është një fatalitet”, “është vepër e njeriut”. Paqja
është përgjegjësi e njeriut dhe dhuratë e Zotit. Për paqen ka folur më
gati të gjithë të fuqishmit e botës (gati 7000 takime me kryetarët e
Shtetit dhe të qeverisë, ndërkohë që vendet me të cilët Vatikani ka
marrëdhënie diplomatike kanë kaluar nga 90 në 174). Mes shumë të ftuarve
ishte edhe ai i cili ka thyer protokollin vatikanas. Më i shquari ishte
më 1989, Raissa Gorbaciova. Në fakt nga veshja e zezë kanonike kishte
një veshje të kuqe kur shoqëroi të shoqin në vizitën historike të
shënuar nga imazhi i duarve të kryetarit të Vatikanit e të kryetarit të
Kremlinit që mbaheshin të shtrënguara. Në këtë gjest, u shkrua, është
fundi i luftës së ftohtë. Fund i rikthyer më 19 nëntor 1996 në audiencë
me Fidel Kastro dhe pastaj në janar 1998 me vizitën në Kubë dhe kërkesën
për “pajtimin kombëtar dhe ndërkombëtar”.
Do të
shërbente për shkak të paqes, si solidariteti “i brendëshëm dhe
ndërkombëtar” kundër sistemit të padrejtë të shkëmbimeve që zgjerojnë
prishjen e ekuilibrit mes Veriut dhe Jugut, që u bë një një nga
elementet e kritikës së kapitalizmit të pastër, theksuar pas 1989. Ka
denoncuar “egoizmin” e të pasurve dhe kolonializmin e ri, jo më politik,
por ekonomik, kulturor dhe demografik. Ishte i pari që kërkoi për të
pakësuar borxhin e Botës së tretë: e dëshiron edhe mes objektivave të
Jubileut. Sepse Toka, shkruan ai, i është dhënë të gjithë njerëzve dhe
mbi pronën private të saj rëndon një “hipotekë sociale”.
PASIONI
PËR MALIN
Në këtë kyç
na ka dhënë një lexim teologjik në arkeologji: Zoti ia ka dhënë njeriut
të mirat e natyrës, që t'i shërbejë, por duke e ruajtur për breznitë e
ardhshme. E nëse njeriu me mëkatin origjinal e ka përfshirë në rënie,
kështu mund ta shpëtojë “misteriozisht”. Shihet në male që “e afrojnë
tek Zoti”. I lindur në mal, ka ecur shumë dhe ka bërë ski shumë, në
rini, në malet e Zakopane ku është kthyer me shumë përmallje, vetëm më
1997. Ka bërë ski edhe si Papë. “Ti bën ski si një dallëndyshe”, i thotë
në korrik 1984 miku i tij, presidenti Pertini, në Adamello. Pastaj ishin
pushimet në Val d'Aosta ose në Kadore dhe ikjet e së martes: tre katër
makina, me Papën me pallton e meshtarit. Deri më 1994. Më 29 prill
pritet në Katania, por iu thye femuri (kocka e kofshës). “Shihet se Papa
duhet të vuajë”, komentoi. Do të vuajë edhe më shumë për pamundësinë për
të ecur në kohët e fundit dhe për rrjedhojat e dhimbshme të
palëvizshmërisë.
Përgatiti: Radio Maria
mars - prill 2005 |