ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

SHKODRA - HOMAZHE PËR PAPA GJON PALIN II

 

Gjon Pali II, ngjalli në të gjithë besimtarët një ndjenjë të thellë heshtjeje dhe lutjeje me personalitetin që gjatë 27 viteve të Pontifikatit të Tij kishtë krijuar.

Që nga ditët e para të ligështimit të Tij, në muajin shkurt, kemi shoqëruar me lutje Atin e Shenjtë. E në mënyrë të veçantë më e shumtë ishte lutja dhe ndjenja e falenderimit për Të pas gjysmës së muajit mars, kohë kjo kur shëndeti i Atit të Shenjtë filloi të dobësohej gjithnjë e më tepër.

Me datën 1 prill në ora 07.30 në Radio Maria, Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Shkodër- Pult, lutet për shëndetin e Papës dhe nxit për lutje besimtarët në Meshën e mëgjesit si dhe gjatë ditës. Po atë ditë nga ora 19.30 - 22.00 në Kapelën e Motrave të Nënë Terezës mbahet adhurimi me të Shejtërueshmin Sakrament e morën pjesë shumë rregulltarë e besimtarë.

Ditët para kalimit të Tij në amshim, në Kishën Katedrale të Shkodrës, përveç përkujtimeve gjatë Meshëve të nxitura e të udhëhequra nga Arqipeshkvi, Imzot Angelo Massafra  ku morën pjesë shumë meshtarë, në orën 21.30 është lutur rruzarja  lutje e përshpirtërisë Mariane pas të cilës Papa kishte një ndjesi të veçantë.

Koincidencë e dhimbshme qe fakti se ditën e shtunë në orën 21.30, një numër relativisht i madh i besimtarëve ishi në lutje së bashku me Imzot Massafra, dhe menjeherë pas përfundimit të lutjes u shpall vdekja e Gjon Palit II. Lajmërimi i parë qe ai i këmbanës mortore. Ishte hera e parë që këmbanat e Katedrales së Shkodrës lajmëronin për një lajm të tillë.

Ekspozimi i momumentit të Gjon Pali II në fundin e Katedrales si dhe Meshët e së dielës të kremtuara për shpirtin e Papës qenë fillimi i përjetimit të kësaj vdekje. Ditën e diel pasdreke u kremtua një Meshë solemne nga Sh. T. Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv, bashkëkremtuan Imzot  Zef Simoni e klerikë të tjerë.

Meshë për shpirtin e Papës u kremtuan gjatë gjithë javës para varrimit të tij. Gjithashtu në Sheshin “Gjon Pali II” gjatë gjithë javës para funeraleve papnore, në orën 19.30 u bënë homazhe dhe u transmetuan dokumentarë të ndryshëm mbi jetën e Shenjtit Atë Papë.

Ditën e martë nga ora 10.00  13.00 Arqipeshkvi, Imzot Angelo Massafra ka pranuar për ngushëllime të gjitha autoritetet fetare dhe civile të qytetit, etj, si dhe shumë besimtarë. Me këtë rast u hap dhe “libri i përshtypjeve” i cili qëndroi i hapur në Katedrale edhe pas funeralit të Papës.

Këmbana shumë herë gjatë ditëve kujtonte këtë vdekje të dhimbshme.

Ditën e enjte Arqipeshk-vi lutet dhe bën homazhe para trupit pa jetë të Papës ne Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan dhe po atë ditë në orën 16.00 bëjnë homazhe së bashku para trupit të Papës Ordinarë të Kishës Katolike në Shqipëri.

Ditën e premte Arqipeshkvi mori pjesë në Meshën e funeraleve të Papës në Vatikan.

Ditën e premte pasdreke mesha solemne në Katedralen e Shkodrës për shpirtin e Gjon Palit II me praninë e mijëra besimtarëve u kremtua nga Mons. Lucjan Avgustini.

Pas meshës u bënë homazhet e fundit në Sheshin “Gjon Pali II” ku ndër të tjera luajti pjesë Banda frymore e qytetit, këndoi Kori Polifonik “Prenk Jakova”, etj. Përshëndetjen e rastit e mbajti Mons. Lucjan Avgustini  Vikar i Përgjithshëm i Shkodër-  Pult.

Një solidaritet të veçantë kanë treguar të gjitha kanalet private televizive me qendër në veri, të cilave iu shkon mirënjohja dhe falenderimi ynë.

Pushoftë në paqe!

 

 

mars - prill 2005

 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster