|
DOM ALFONS TRACKI
Lindi më 2 dhjetor 1896 në një familje, që ishte shumë e
ndikuar nga një traditë luftarake në Bleischwitz/
Bliszezyce (Wroclaw) me prejardhje polake.
Pasi mbaroi studimet teologjike në Bosnje në vitin 1920,
u transferua në Shkodër (Shqipëri) si misionar.
Ishte shumë i zellshëm në ushtrimin e veprimtarisë së
tij meshtarake dhe shumë i ndjeshëm kundrejt problemeve
shoqërore, gjithmonë me një shpirt të krishterë.
Organizoi grupin “Viribus Unitis”, duke mbledhur kështu
shumë të rinj. Hapi një shkollë për fëmijët më të
mëdhenj se dhjetë vjeç.
Luftoi me ngulm traditat e këqija siç është prirja për
t’u hakmarrë dhe marrja e gjakut. Gjithmonë ofronte një
zgjidhje të krishterë për këto probleme.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore disa herë u bë
ndërmjetësues tek oficerët gjermanë për të liruar shumë
shqiptarë, ndër të cilët kishte edhe të rinj komunist,
edhe pse e dinte mirë rrezikun që mund të sillte teoria
ateiste.
Kontribuoi shumë edhe në krijimin e një ekuilibri më të
mirë të bashkëjetesës dhe të dashurisë reciproke ndër
bashkësitë fetare të pranishme në vend.
Ia kushtoi vetveten formimit të klerikëve: ishin 14,
gjashtë u masakruan dhe u pushkatuan nga komunistat,
kurse pesë vdiqën pas një burgimi të gjatë.
Gjatë gjyqit, sipas Atë Konradit o.f.m., bëri këtë
deklaratë: “… nuk më vjen keq aspak se po vdes bashkë me
vëllezërit e mi, sepse, për sa kam mundur, kam
kontribuar edhe unë me ju, për të mirën tuaj dhe të fesë
së Krishtit”.
U pushkatua më 18 korrik 1946. |