|
ATË DANIEL DAJANI S.I.
Lindi
në Blinisht (Zadrimë), më 2 dhjetor 1906.
Pas
shkollës fillore, të cilën e kreu në fshatin e tij,
shkoi në Torino ku ndoqi kurset e filozofisë dhe të
teologjisë.
U
shugurua meshtar në Kieri (Itali), më 15 korrik 1938.
U
rikthye në Shqipëri dhe dha mësimin e latinishtes në
Seminar.
Meshtar
shumë i ndershëm dhe i zellshëm, i kujdesshëm për të
mirën e shpirtrave, e mbi të gjitha për formimin e
seminaristëve, me të cilët ishte shumë i afërt dhe i
gatshëm, ishte si një vëlla; shumë i dashur nga të
gjithë.
U
arrestua bashkë me Atë Faustin, u dënua me vdekje dhe u
pushkatua më 4 mars 1946.
U
torturua në mënyrë çnjerëzore.
Fjalët
e tij të fundit qenë: “Rroftë Krishti Mbret, i fali
armiqtë e mi!”.
titujt
kryesore |