|
ATË GJON SHLLAKU O.F.M.
Lindi në Shkodër, më 27 korrik 1907.
Shkollën fillore dhe të mesme e kreu
tek françeskanët (Shkodër).
Vazhdoi studimet në universitetin e
Lovanios në Belgjikë, për shkenca; për filozofi e
teologji në Hollandë dhe në Sorbona të Parisit, ku mori
doktoratin. U shugurua meshtar më 15 mars 1931.
Kur u kthye në Shqipëri, qe profesor
i filozofisë në liceun “Illyricum” të françeskanëve (Shkodër).
U arrestua para studentëve të tij
gjatë orës së mësimit, në janar të vitit 1945 dhe u
pushkatua më 4 mars 1946 së bashku me Atë Faustin, Atë
Dajanin, me seminaristin Mark Çuni, dhe me laikë të
tjerë.
Fjalët e tij të fundit, siç del nga
aktet, qenë: “Rroftë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë!”
Shprehje e heronjve të kohës moderne, shprehja e forcës
së dhënë nga Shpirti Shenjt, si në të gjitha kohët
heroike.
Martir i vërtetë.
titujt
kryesore |