|
ATË LUIGJ PALIQ O.F.M.
Lindi në Janjevë (Kosovë), në
Arqipeshkvninë Shkup- Prizren, më 21 shkurt 1879.
Pas
shkollë fillore në vendin e lindjes, u transferua në
Shqipëri ku hyri në familjen rregulltare të Fretërve
Minorë, në Kuvendin e Troshanit (Lezhë).
Në
Troshan bëri noviciatin. Vazhdoi studimet filozofike në
Itali gjatë viteve 1896- 1901.
U
shugurua meshtar më 21.09.1901. Pas shugurimit shërbeu
në Kosovë, në famullinë e Pejës dhe të Gllogjanit, si
edhe në shenjtëroren e shën Antonit në Gjakovë. Ndërroi
emër nga Mati në Luigj, sepse ishte shumë i prekur nga
jeta e Shën Luigj Gonzagës.
Pas
shugurimit u ndal në Romë edhe për dy vite të tjera për
studimi pas-universitare.
Gjatë
viteve 1905-1907 qe famullitar në Arqipeshkvninë e
Shkodrës.
Gjatë
viteve 1907-1912 u emërua rektor i shenjtërores së shën
Antonit të Gjakovës (Kosovë).
U
martirizua në Janosh afër Gjakovës, për faktin se nuk
pranoi të bëhej prift ortodoks, më 7 mars 1913.
titujt
kryesore
|