|
DOM MARK GJANI
Lindi në Shën Gjergj (Pulaj), më 10 korrik 1909.
Shkollën e mesme e kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës,
kurse teologjinë në Bobio (Itali), ku edhe u shugurua
meshtar më 21 mars 1942.
Ishte i
butë dhe i zellshëm.
U
arrestua në vitin 1947 në Kalivare, vdiq në Shën Pal të
Mirditës, pas torturave çnjerëzore, në vitin 1947.
Kur e
torturonin, kërkonin prej tij të mallkonte Jezu Krishtin
dhe ai përgjigjej duke bërtitur: “Rroftë Jezu Krishti!”,
e kjo për disa ditë rresht, derisa vdiq ndër këto
tortura shtazarake.
Këto
fjalë të Dom Mark Xhanit janë treguar me lot në sy, nga
një person që quhej Nikollë Perndoj nga Kthella e
Oroshit, që kishte qenë në të njëjtën qeli me të, të
ndarë dysh me hekura. Nëpërmes të çarave shihej e
dëgjohej gjithçka.
Pastaj
trupi i tij u hodh në një kanal dhe u shqye nga qentë.
Është martir i vërtetë i fesë
katolike.
titujt
kryesore |