|
DOM GJON GAZULLI
Lindi në Dajç të Zadrimës (Lezhë),
më 26 mars 1893.
Pas
shkollës fillore në vendin e tij, filloi studimet në
Seminarin Papnor të Shkodrës.
Në
vitin 1912 vazhdoi studimet në Romë, më vonë në Francë,
e pastaj edhe në Austri, por jo gjithmonë vetëm për
arsye studimi, por edhe për arsye shëndeti.
U shugurua meshtar më 4 gusht 1919.
Qe një kundërshtar i vendosur i qeverisë së mbretit Zog,
që diskriminonte zonat e Dukagjinit, të Pukës dhe të
Mirditës, zona tërësisht katolike.
Insistimi i tij për të dënuar një regjim të tillë pati
pasoja: më 26 dhjetor 1926 u arrestua. Mjaft shpejt,
saktësisht më 2 janar 1927, u dënua me vdekje dhe u var.
Fjalët e tij të fundit, të përcjella nga një dëshmitar
okular qenë: “Po vdes i pafajshëm. Rroftë Krishti,
Mbreti ynë! Rroftë Kisha Katolike, Nëna jonë! Rroftë
Papa, Ati ynë! Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët e vërtetë!”.
Kjo ndodhi më 5 mars 1927. Kjo dëshmi u tregua nga një
oficer i pranishëm në momentin e vdekjes së tij.
titujt
kryesore |