|
MARK ÇUNI
Lindi
në Rranxa të Bushatit (Shkodër), më 30 shtator 1919.
Pas
shkollës fillore, kryer në fshatin e vet, shkollën e
mesme e kreu në Shkodër dhe tetëmbëdhjetëvjeçar vazhdoi
studimet në Seminarin Papnor në Shkodër.
Qe themelues klandestin i organizatës politike “Bashkimi
Shqiptar” brenda seminarit.
Eprorët e tij nuk e dinin një gjë të tillë. Kur
organizata u zbulua nga qeveria, u arrestuan Atë Fausti
e Atë Dajani, si eprorë dhe përgjegjës të Seminarit.
Jemi të sigurt se eprorët nuk e kanë ditur as dëshminë e
seminaristit Çuni.
Pastaj
seminaristi u arrestua dhe u dënua me vdekje, bashkë me
eprorët e vet.
U
pushkatua më 4 mars 1946 dhe vdiq duke shqiptuar fjalët:
“Rroftë Krishti mbret dhe i fali armiqtë”.
Njeri i
zellshëm dhe guximtar.
titujt
kryesore |