|
IMZOT FRANO GJINI
(Ipeshkëv – Abat i Mirditës, në Orosh)
Lindi
në Shkodër, më 20 shkurt 1886.
Studimet filozofike i kreu në Seminarin Papnor të
Shkodrës, kurse studimet teologjike në Kongregatën
Propaganda Fide (Romë).
U
shugurua meshtar në Durrës më 28 qershor 1908, ku
zhvilloi edhe shërbimin e tij meshtarak.
Në
vitin 1930 u shugurua Ipeshkëv i Durrësit, seli që e
ndryshoi, sepse u emërua titullar i Abacisë Nullius të
Oroshit. Në vitin 1945 qe Zëvendës-delegat Apostolik i
Shqipërisë. U arrestua më 15 nëntor 1946 me akuzat
“spiun i Vatikanit” dhe “bashkëpunëtor i anglezëve e
organizator i kryengritjes së Postribës”.
Qe i
paluhatshëm dhe në asnjë mënyrë nuk pranoi, edhe ndër
tortura, që të formonte një kishë katolike kombëtare, të
ndarë nga Selia e Shenjtë. Kjo qe arsyeja e vërtetë e
pushkatimit.
Pësoi
keqtrajtime dhe tortura të ndryshme.
Pas shumë vuajtjesh u dënua me pushkatim. Fjalët e tij
të fundit qenë: “Rroftë Krishti Mbret! Shqipëria do të
jetojë edhe nëse ne vdesim!”.
U pushkatua më 11 mars 1948.
titujt
kryesore |