|
QERIM SADIKU
(besimtar i thjeshtë, laik)
Lindi në Vuthaj (Shkodër), më 12
shkurt 1919.
Qe anëtar i organizatës politike
“Bashkimi Shqiptar” dhe ishte ndërlidhës mes malit e
qytetit.
U arrestua më 3 dhjetor 1945 dhe i
duroi torturat me një guxim të madh.
U dënua me vdekje dhe u pushkatua,
në grup, bashkë me Atë Gjon Skllaku, Atë Giovanni Fausti
dhe Atë Daniel Dajani, më 4 mars 1946.
Fjalët e tij të fundit qenë: “I fali
ata që kanë mundur të më bëjnë keq. I fali ata që më
kanë dënuar me vdekje, e ata që do të më pushkatojnë”.
Fjalët e tij të fundit provojnë
martirizimin e tij.
titujt
kryesore |