Kryefaqja
  • KRYEFAQJA
  •  ARQIPESHKVI
    • Shënime Biografike
    • Familja Ipeshkvnore dhe Pasardhësia Apostolike
    •  Vizita Baritore
      • Vizita 2002
      • Takim me Njerezit e Kultures
      • Letër Baritore Programore 2006
    •  Letra
      •  Letra Baritore
        • Leter Baritore 1999
        • Leter Baritore 2001
        • Leter Baritore 2002
        • Leter Baritore 2006
        • Letër baritore 2018
      •  Letra te Ndryshme
        • Leter drejtuar Atit te Shenjte Benedikti XVI nga Arqipeshkëvi Angelo Massafra OFM
        • Letra Giubileo
    •  Fjalime
      • Fjalimi i perurimit te Statujes ne Shkoder
      • Tolerance ne bashkesi
      • Mëshira Ndaj Vetvetes
      • Përurimi i Përkujtimores së Martirëve
      • Përshendetja drejtuar Asamblesë së Kshel
      • Dita Dioqezane e Rinise 2015
      • Dita Dioqezane e Rinise 2016
      • Fjalimi 31 Janar 2016
      • Tërheqja shpirtërore - nëntor 2016
      • Mesazhi i ipeshkvit per Krezhme - 2017
      • Dita rinore dioqezane - 8 prill 2017
      • Fjala Përshëndetëse E Imzot Angelo Massafra - Teatri Migjeni, 08.01.2018
      • Përshëndetja në fillim të Meshës në Shenjtërore (26 prill)
      • Fjalimi i Arqipeshkvit me rastin e dekorimit me titull “Nënë Tereza” nga Presidenti
      • SINODI I TË RINJVE: JA ÇFARË THOTË DOKUMENTI PËRFUNDIMTAR
      • NDËRHYRJE E IMZOT MASSAFRA NË TAKIMIN NDËRFETAR 11/12/ 2018
      • Teatri Migjeni, 08.01.2019
    •  Konferenca Për Shtyp
      • Konferencë për shtyp për çështjen e kishës
      • Krishti, pashka jone, u ngjall
      •  Mesazhe për Krishtlindje
        • Krishtlindje 2008
        • Krishtlindje 2009
        • Krishtlindje 2010
        •  Krishtlindje 2011
          • Mesazh per krishtlindje 2011
          • Urime per Krishtlindjen 2011
        •  Krishtlindje 2012
          • Mesazh për Krishtlindjen 2012
          • Urimi për Krishtlindjen 2012
        • Krishtlindje 2013
        • Krishtlindje 2014
        • Krishtlindje 2015
        •  Krishtlindje 2017
          • Gezuar Krishtlindjen 2017
          • Mesazhi i ipeshkëvinjëve katolikë për krishtlindje 2017
        • Mesazhi për të Kremten E Krishtlindjes 2018
      •  Mesazhe Për Pashkë
        •  Pashkë 2008
          • Mesazh Mediatik
        •  Pashkë 2009
          • Krishti vertet është ngjallur
        •  Pashkë 2010
          • Urimi 2010
        •  Pashkë 2011
          • Urimi 2011
        •  Pashkë 2012
          • Urimi 2012
        • Pashkë 2013
        • Pashkë 2014
        • Pashkë 2015
        • Pashkë 2016
        •  Pashkë 2018
          • Krishti u ringjall, aleluja!
      •  Mesazhe për vit të ri
        •  Viti i ri 2017
          • Urimi per vitin e ri 2017
    •  Homeli
      •  Homelia per meshen e bekimit te vajrave
        • Homelia per meshen e bekimit te vajrave 2008
        • Homelia per meshen e bekimit te vajrave 2009
      • Homelia për 23 nentor 2013
      •  Homelia për mbylljen e viteve
        • Homelia për mbylljen e kohës jubilare
      • Homelia - 27/03/2015 - Katedralja e Shkodres
      • Homelia 19 qershor 2015 - Imzot Angelo Massafra OFM
      • Homelia 15 nentor 2015 - Imzot Angelo Massafra OFM
      • Homelia për diten e shenjtërimit të klerit
      • Homelia 13 dhjetor 2015 - Imzot Angelo Massafra OFM
      • Omelia 26 Settembre 2015 Cattedrale in Tirana Mons. Angelo Massafra
      • Homelia per Enjten e Madhe 2017
      • Homelia në shugurimin ipeshkvor të dom Simon Kullit
      • Homeli 4 nentor 2017 - Imzot Angelo Massafra OFM
      • Homelia - Lezhë, 17/01/2018
      • Sh. Marku Ungjilltar (25 prill) – Homelia
      • 26 prill - Maria, Nëna e Këshillit të Mirë - (Imzot Angelo Massafra)
      • Homelia në përkujtomin liturgjik të Martirëve - 5 nentor 2018
      • Në përvjetorin e Kushtimit të Katedrales më 12.01.2019
    •  Katekeza
      •  Katekeza kreshmore 2008
        • Kisha e pergjithshme dhe kisha lokale
        • Nevoja e nje projekti: Ungjillizimi, bashkesi dhe mision
      •  Katekeza kreshmore 2010
        • Globalizmi ekonomik ne encikliken caritas in veritate
        • Zhvillimi i popujve: Një çështje që ka të bëjë me të drejtat dhe detyrat
        • Zhvillimi i popujve dhe familja njerëzore
        • Vazhdimësia mes dy enciklikave
      •  Katekeza kreshmore 2015
        • Katekeza e parë me të rinjtë ikona e trinisë se shenjtë
        • Katekeza e dytë e të rinjëve: Ikona e të kryqëzuarit të S. Damianit.
        • Katekeza e tretë e të rinjve ikona e Theotokos Eleusa
        • Katekeza e katërt e të rinjëve ikona e Gjon Pagëzuesit
      • Katekeza për të rinjtë 2016
    • Intervista
    •  Veprimtari
      • Dekret për vajtorët
  •  KURIA
    • Zyrtare të kuries
    • Kolegji i këshilltarëve
    • Këshilli presbiteral dhe baritor
    • Zyra dioqezane
    • Statuti i këshillit presbiterial dioqezan
  •  ARQIPESHKVIA
    • Profili historik i dioqezës
    • Lista e ipeshkijve
    • Kleri dioqezan
    •  Zonat baritore: Famulli e rektorate
      • Zona Baritore “Shkodër-qytet”
      • Zona Baritore “Jug-Perëndim”
      • Zona Baritore “Veri-Lindje”
      • Zona Baritore “Jug-Lindje”
    • Shenjtorja e Zojes se Shkodres
    • Kishat e vjetra
    •  Fshati i paqes
      • Historiku i fshatit te paqes
      •  Aktivitete nder vite
        •  Konferenca ndërkombëtare a paqes
          • Konferenca e parë 21 - 25 Shtator 2001
          • Konferenca e pare 21 – 25 shtator 2001 - (programi)
          • Konferenca e dytë 21 – 25 shtator 2003 in komunikate
          • Konferenca e dytë 21 – 25 shtator 2003 komunikate-konf. II paqes
          • Konferenca e dytë 21 – 25 shtator 2003 - (programi)
          • Konferenca e dytë 21 – 25 shtator 2003 - Si Nënë Tereza me e për më të varfërit, në mes të varfërve
        • Kuvendi i pajtimit
        •  Mozaiku i paqes
          • Mozaiku i paqes 2003
          • Mozaik i paqes 2004
        • Takim i presidentëve të konferencave ipeshvnore
        • Aktivitete kombëtare me të rinjtë për paqen
      • Ndertuesit e paqes
      • Java a pajtimit
      • Falenderime per donatoret
    • Muzeu dioqezan
    •  Jeta e kushtuar
      • Urdhra e kongregata mashkullore
      • Kongregata femerore
    • Laikati: Lëvizje dhe shoqata
    •  Veprimtari
      • Asambleja Dioqezane 2009
      • Asambleja e VII dioqezane
      • Përshëndetja dhe fillimi i Asamblesë (8 shtator 2012)
      • Asamblea e VIII Dioqezane më 7 shtator 2013
      • Asambleja e IX Dioqezane “Me Mëshirë Në Mision” 10 Tetor 2014
      • Përshëndetja e Arqipeshkvit – Asamblea e IX
      • DEKLARATE
      • Kalendari i takimeve vjetore të arkidioqezës Shkodër-Pult
      • Takim për të gjithë katekistët, mbi temën e shpalljes në katekeze
    •  Shtypi dioqezan
      • Kumbona e së dielës
      • Fjala e paqes
      • Mesazhi i atit të shenjtë për ditën botërore të paqes 2016
      • MESAZHI I ATIT TË SHENJTË PËR DITËN BOTËRORE TË PAQES 2017
      • MESAZHI I ATIT TË SHENJTË PËR DITËN BOTËRORE TË PAQES 2018
      • MESAZHI I ATIT TË SHENJTË PËR DITËN BOTËRORE TË PAQES 2019
  • SOCIALE
  •  KISH
    • Circolare Eleziani Locali Adminnistrattive 2015
    • Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë
    • Letra baritore per 100 vjetorin e pavarësisë
    • Lufta kunder krimit. Deklarate
    • Martesa mes personave me te njejte gjini
    • Letër për kohën e Ardhjes dhe për “Vizita ad Limina” - Dhjetor 2016
    • Fjalimi i Presidentit, SH.T.Z. Ilir META, me rastin e akordimit të Dekoratës “Nënë Tereza” Imzot Angelo Massafrës
  •  MARTIRET E KOMUNIZMIT
    • Te gjithe martiret...
    • Dom Anton Muzaj
    • Dom Alfons Tracki
    • Dom Anton Zogaj
    • Atë Bernardin Palaj O.F.M.
    • Atë Danjel Dajani S.I.
    • Dom Dedë Maçaj
    • Dom Dedë Malaj
    • Dom Dedë Plani
    • Atë Çiprijan Nikaj O.F.M.
    • Dom Ejëll Deda
    • Imzot Frano Gjini
    • Fran Mirakaj
    • Atë Gaspër Suma O.F.M
    • Atë Giovanni Fausti S.I.
    • Gjelosh Lulashi
    • Dom Gjon Gazulli
    • Atë Gjon Shllaku O.F.M.
    • Vëlla Gjon Pantalija S.I.
    • Dom Jak Bushati
    • Dom Josef Marksen
    • Atë Josif Papamihali
    • Mons. Jul Bonati
    • Atë Karl Serreqi O.F.M.
    • Dom Lazër Shantoja
    • Dom Lekë Sirdani
    • Ate Luigj Paliq
    • Dom Luigj Prendushi
    • Dom Marin Shkurti
    • Dom Mark Gjani
    • Mark Çuni
    • Atë Mati Prendushi O.F.M.
    • Dom Mikel Beltoja
    • Marije Tuci
    • Dom Ndoc Suma
    • Dom Ndre Zadeja
    • Dom Pjetër Çuni
    • Qerim Sadiku
    • Atë Serafin Koda O.F.M.
    • Dom Shtjefën Kurti
    • Imzot Vinçens Prennushi O.F.M.
    • Udha e Kryqit ne gjurmet e martireve te komunizmit (1946-1990)
  • LINKS
  • KONTAKTE
  • GALERIA
  • LAJME
  1. Arqipeshkvi
  2. Homeli
  3. 26 prill - Maria, Nëna e Këshillit të Mirë - (Imzot Angelo Massafra)

Shumë të dashur vëllezër e motra, të mbledhur këtu nga shumë anë të tokës sonë të dashur të Shqipërisë për të nderuar Pajtoren tonë: Zoti që ka zgjedhur Marinë si Nënë të Urtisë së mishëruar, Jezusit vëllait dhe Zotit tonë, ju bëftë gjymtyrë të shkëlqyeshme të Trupit të tij mistik dhe Nëna jonë qiellore ju mbrojtë gjithmonë me bekimin e vet amënor.

Kremtimi liturgjik i Zojës së Këshillit të Mirë këtë vit ka një vlerë të re: tashmë jo atë të kremtimeve që vitin e kaluar na kanë parë të angazhuar për të kujtuar 550-vjetorin e zhvendosjes së ikonës së saj në Genazzano, por atë të 25 viteve të rilindjes së Kishës katolike në Shqipëri.

Hyji, në mëshirën e vet, ka dashur që të ishte një shenjt, papa i dashur Gjon Pali II, ai që vizitoi tokën tonë dhe bekoi gurin e parë që do të shënonte rindërtimin e mureve të këtij tempulli të shkatërruar prej zemërimit dhe prej urrejtjes komuniste, figurë kjo e tempullit të gjallë të Hyjit që jemi ne të pagëzuarit, të poshtëruar, të vrarë e të shpërndarë prej ateizmit ideologjik dhe praktik të diktatorit dhe të lakenjve të tij.

Ati i Shenjtë, në atë rast, rithemeloi episkopatin shqiptar, shuguroi 4 ipeshkvinj shqiptarë: Imzot Frano Illia, Imzot Rrok Mirdita, Imzot Zef Simoni e Imzot Roberto Ashta OFM, duke u dhënë kështu besimtarëve mundësinë të riorganizohen, jo vetëm fizikisht, si trup kishtar, por edhe, e sidomos, shpirtërisht. Dhe ne sot këtu jemi prova e gjallë e asaj se si ajo ndërhyrje e Ipeshkvit të Romës, që drejton në dashuri të gjitha Kishat, ka qenë me të vërtetë e dëshiruar prej Hyjit.

Prandaj, nuk mund të biem në sentimentalizëm dhe të bëjmë një kremtim të thjeshtë të një përvjetori; por sot në zemrat tona duhet të ketë vend ndjenja tejet e lartë e mirënjohjes ndaj Zotit dhe ajo e një angazhimi të përtërirë për të qenë Kishë: bashkësi e gjallë e besimtarëve në Krishtin, të frymëzuar prej forcës dhe prej fuqisë së Shpirtit Shenjt për t’ia dëshmuar personin e gjallë të të Ringjallurit gjithë botës.

Por, në këtë detyrë të dëshmisë nuk jemi vetëm: kemi pranë Marinë, Nënën tonë. Në të vërtetë, në leximin e dytë që shpallëm, përshkruhet qartë roli i Marisë në lidhje me Kishën; rol prej të cilit nuk ka hequr dorë kurrë, por që vazhdon ta kryejë si Nënë që kujdeset me dashuri për bijtë e vet. Madje, për të përdorur terminologjinë e Koncilit II Ekumenik të Vatikanit, Maria “është «me të vërtetë nëna e gjymtyrëve (të Krishtit)... sepse bashkëpunoi me dashuri në lindjen e besimtarëve të Kishës, të cilët janë gjymtyrët e atij trupi». Për këtë njihet edhe si gjymtyra më e lartë dhe e veçantë e Kishës, figurë dhe model i mrekullueshëm për të në fe dhe në dashuri; Kisha katolike, e udhëzuar prej Shpirtit Shenjt, me dashuri përshpirtërie bijësore e nderon si nënë shumë të dashur” (LG VIII, 53).

Jo vetëm kaq, por Koncili flet edhe për Marinë si “model i Kishës”: “Në të vërtetë – vazhdon Koncili – në misterin e Kishës, e cila gjithashtu me të drejtë quhet nënë dhe virgjër, Virgjëra e lume Mari zë vendin e parë, duke u paraqitur në mënyrë të shkëlqyer dhe të veçantë si virgjër dhe si nënë…Kështu, Kisha, duke e plotësuar shenjtërinë e mistershme të Virgjërës, duke imituar dashurinë e saj dhe duke kryer besnikërisht vullnesën e Atit, nëpërmjet fjalës së Hyjit të pranuar me besnikëri, bëhet edhe ajo nënë, pasi me predikimin dhe pagëzimin lind në një jetë të re dhe të pavdekshme bijtë, të zënë për virtyt të Shpirtit Shenjt dhe të lindur prej Hyjit.” (LG VIII, 63-64).

Pra, ka një sintoni të përsosur mes Marisë dhe Kishës, mes Nënës sonë dhe nesh që jemi sot këtu për ta përshëndetur e për ta nderuar me dashuri birnore. Dhe e përshëndesim edhe e nderojmë me një prej titujve më të bukur që tradita jonë ka njohur ndonjëherë: Nëna e Këshillit të Mirë. Është Jezusi, vëllezër e motra, Këshilli hyjnor për të cilin ka folur leximi i parë, Urtia e Hyjit, dëshmitar pa kohë i veprimit krijues të Atit dhe autor ai vetë i shpëtimit tonë të bërë nëpërmjet mundimeve, vdekjes dhe ringjalljes së tij, ngjarje që i kemi kujtuar para pak ditësh në kremtimet e Pashkëve.

Maria na drejton gjithmonë tek Ai. Na fton të shohim nga Ai, ta imitojmë dhe ta dëgjojmë: “Bëni gjithçka t’ju thotë” u përsërit shërbëtorëve në pjesën e Ungjillit që dëgjuam; fjalë që sot dëshirojmë t’i konsiderojmë si të drejtuara neve, nxënësve të tij që jetojnë në këtë kontekst historik dhe kulturor. Ndryshojnë kohët, ndryshojnë kontekstet, por ftesa e Marisë është gjithmonë e vlefshme: “Bëni gjithçka t’ju thotë!”.

Ja, sot falë këtij kremtimi përkujtimi dhe falënderimi, kemi marrë edhe koordinatat thelbësore për një hov të jetës sonë të fesë personale dhe bashkësiore; për një përtëritje të të qenurit tonë Kishë e gjallë, e frymëzuar prej veprimit të Shpirtit Shenjt, gjithmonë në ecje për t’i përngjarë plotësisht Krishtit Dhëndrit të vet dhe e ndihmuar prje veprimit amënor të Marisë që gjithmonë i shoqëron ata që synojnë me të gjitha forcat e tyre të jenë bij në Birin, pra Kishë.

Prandaj, le të ndërgjegjësohemi përsëri për të qenurit tonë Kishë e Krishtit, trup i bashkuar dhe kompakt megjithëse në diferencim dhe në respekt të roleve shërbestare të secilit; le t’i japim një hov të ri misionar bashkësive tona kishtare, siç na ka mësuar Ungjilli që shpallëm dje në festën e shën Markut, nëpërmjet dëshmisë së dashurisë vëllazërore, besimit të pakushtëzuar në Provaninë e Hyjit dhe forcës së durueshme në përndjekjet që gjithashtu nuk mungojnë në ditët tona.

Dëshmia jonë le të na gjejë të angazhuar, të kujdesshëm dhe aktivë në kujdesin për vuajtjet e më të dobtëve, por edhe në thirrjen drejtuar më të fortëve për ta orientuar pushtetin e tyre nga shërbimi ndaj së mirës së përbashkët të popullit tonë që, me të drejtë, kërkon barazi, drejtësi, paqe dhe qetësi jete.

Nëna e Këshillit të Mirë“, Nena Jonë dhe Pajtorja e Shkodrës dhe e Shqipërisë me dashurinë e vet amënore kujdeset për vëllezërit e Birit të vet ende shtegtarë dhe të vendosur në mes rreziqeve dhe ngushticave, derisa të shkojnë në atdheun e lumë” (LG VIII, 62).

 

Te dashur Nena Jonë Maria eshte gjithmonë me ne dhe na keshillon, na flet dhe na ngushellon. Mund te ecim me shprese dhe guxim dhe gezim. AMEN.

  • Radio Vatikani
  • Seminari Shqiptar
  • Radio Maria
  • Lumturimi i martireve
Me teper 

DIOQEZA

  • Katedralja Katolike Shkoder
  • Adresa: Sheshi "Gjon Pali II", Shkoder Albania
  • Nr telefonit: 00355 22242744
  • Email: [email protected]
  • Info te tjera: Ne kete adrese ndodhet Katedralja Katolike Shkoder

  • Instituti katekistik dioqezan
  • Adresa: Rruga Dom Bosko, 13 - Shkodër
  • Nr telefonit: (022) 43353 - (022) 42118
  • Info te tjera: Drejtor: Dom  Bledar Huba SDB; Motër Vera Lleshi; Motër Miki (Saleziane)

  • KOMISIONI DREJTËSI DHE PAQE
  • Nr telefonit: 00355682022464
  • Info te tjera: Person kontakti: Dom Ardian Arra

TE FUNDIT

  • Në përvjetorin e parë te Luminit të Martirëve tanë
  • Homelia per Enjten e Madhe 2017
  • Mesazhi i ipeshkvit per Krezhme - 2017
  • Mesazhi i atit të shenjtë për ditën botërore të paqes 2016
  • Laikati: Lëvizje dhe shoqata
  • Shenjtorja e Zojes se Shkodres
  • Përshëndetja e Arqipeshkvit – Asamblea e IX
  • Zonat baritore: Famulli e rektorate
  • Kumbona e së dielës
  • Links

POSTIME

  • ...

    Plani i përgjithshëm i Fshatit të Paqes

  • ...

    Profili historik i dioqezës

  • ...

    Kisha e pergjithshme dhe kisha lokale

  • ...

    Shenjtorja e zojes se Shkodres

  • ...

    Zyra dioqezane

  • ...

    Letra Baritore nder vite

VENDODHJA





 Pa më ardhur ende fjala në majë të gjuhës, dhe, ja, ti, o Zot,i njeh të gjitha! Psalmi 139:4 

 Kontakto Webmaster

© Copyright 2019 - Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër-Pult