Kryefaqja
  • KRYEFAQJA
  •  ARQIPESHKVI
    • Shënime Biografike
    • Familja Ipeshkvnore dhe Pasardhësia Apostolike
    •  Vizita Baritore
      • Vizita 2002
      • Takim me Njerezit e Kultures
      • Letër Baritore Programore 2006
    •  Letra
      •  Letra Baritore
        • Leter Baritore 1999
        • Leter Baritore 2001
        • Leter Baritore 2002
        • Leter Baritore 2006
        • Letër baritore 2018
      •  Letra te Ndryshme
        • Leter drejtuar Atit te Shenjte Benedikti XVI nga Arqipeshkëvi Angelo Massafra OFM
        • Letra Giubileo
    •  Fjalime
      • Fjalimi i perurimit te Statujes ne Shkoder
      • Tolerance ne bashkesi
      • Mëshira Ndaj Vetvetes
      • Përurimi i Përkujtimores së Martirëve
      • Përshendetja drejtuar Asamblesë së Kshel
      • Dita Dioqezane e Rinise 2015
      • Dita Dioqezane e Rinise 2016
      • Fjalimi 31 Janar 2016
      • Tërheqja shpirtërore - nëntor 2016
      • Mesazhi i ipeshkvit per Krezhme - 2017
      • Dita rinore dioqezane - 8 prill 2017
      • Fjala Përshëndetëse E Imzot Angelo Massafra - Teatri Migjeni, 08.01.2018
      • Përshëndetja në fillim të Meshës në Shenjtërore (26 prill)
      • Fjalimi i Arqipeshkvit me rastin e dekorimit me titull “Nënë Tereza” nga Presidenti
      • SINODI I TË RINJVE: JA ÇFARË THOTË DOKUMENTI PËRFUNDIMTAR
      • NDËRHYRJE E IMZOT MASSAFRA NË TAKIMIN NDËRFETAR 11/12/ 2018
      • Teatri Migjeni, 08.01.2019
    •  Konferenca Për Shtyp
      • Konferencë për shtyp për çështjen e kishës
      • Krishti, pashka jone, u ngjall
      •  Mesazhe për Krishtlindje
        • Krishtlindje 2008
        • Krishtlindje 2009
        • Krishtlindje 2010
        •  Krishtlindje 2011
          • Mesazh per krishtlindje 2011
          • Urime per Krishtlindjen 2011
        •  Krishtlindje 2012
          • Mesazh për Krishtlindjen 2012
          • Urimi për Krishtlindjen 2012
        • Krishtlindje 2013
        • Krishtlindje 2014
        • Krishtlindje 2015
        •  Krishtlindje 2017
          • Gezuar Krishtlindjen 2017
          • Mesazhi i ipeshkëvinjëve katolikë për krishtlindje 2017
        • Mesazhi për të Kremten E Krishtlindjes 2018
      •  Mesazhe Për Pashkë
        •  Pashkë 2008
          • Mesazh Mediatik
        •  Pashkë 2009
          • Krishti vertet është ngjallur
        •  Pashkë 2010
          • Urimi 2010
        •  Pashkë 2011
          • Urimi 2011
        •  Pashkë 2012
          • Urimi 2012
        • Pashkë 2013
        • Pashkë 2014
        • Pashkë 2015
        • Pashkë 2016
        •  Pashkë 2018
          • Krishti u ringjall, aleluja!
      •  Mesazhe për vit të ri
        •  Viti i ri 2017
          • Urimi per vitin e ri 2017
    •  Homeli
      •  Homelia per meshen e bekimit te vajrave
        • Homelia per meshen e bekimit te vajrave 2008
        • Homelia per meshen e bekimit te vajrave 2009
      • Homelia për 23 nentor 2013
      •  Homelia për mbylljen e viteve
        • Homelia për mbylljen e kohës jubilare
      • Homelia - 27/03/2015 - Katedralja e Shkodres
      • Homelia 19 qershor 2015 - Imzot Angelo Massafra OFM
      • Homelia 15 nentor 2015 - Imzot Angelo Massafra OFM
      • Homelia për diten e shenjtërimit të klerit
      • Homelia 13 dhjetor 2015 - Imzot Angelo Massafra OFM
      • Omelia 26 Settembre 2015 Cattedrale in Tirana Mons. Angelo Massafra
      • Homelia per Enjten e Madhe 2017
      • Homelia në shugurimin ipeshkvor të dom Simon Kullit
      • Homeli 4 nentor 2017 - Imzot Angelo Massafra OFM
      • Homelia - Lezhë, 17/01/2018
      • Sh. Marku Ungjilltar (25 prill) – Homelia
      • 26 prill - Maria, Nëna e Këshillit të Mirë - (Imzot Angelo Massafra)
      • Homelia në përkujtomin liturgjik të Martirëve - 5 nentor 2018
      • Në përvjetorin e Kushtimit të Katedrales më 12.01.2019
    •  Katekeza
      •  Katekeza kreshmore 2008
        • Kisha e pergjithshme dhe kisha lokale
        • Nevoja e nje projekti: Ungjillizimi, bashkesi dhe mision
      •  Katekeza kreshmore 2010
        • Globalizmi ekonomik ne encikliken caritas in veritate
        • Zhvillimi i popujve: Një çështje që ka të bëjë me të drejtat dhe detyrat
        • Zhvillimi i popujve dhe familja njerëzore
        • Vazhdimësia mes dy enciklikave
      •  Katekeza kreshmore 2015
        • Katekeza e parë me të rinjtë ikona e trinisë se shenjtë
        • Katekeza e dytë e të rinjëve: Ikona e të kryqëzuarit të S. Damianit.
        • Katekeza e tretë e të rinjve ikona e Theotokos Eleusa
        • Katekeza e katërt e të rinjëve ikona e Gjon Pagëzuesit
      • Katekeza për të rinjtë 2016
    • Intervista
    •  Veprimtari
      • Dekret për vajtorët
  •  KURIA
    • Zyrtare të kuries
    • Kolegji i këshilltarëve
    • Këshilli presbiteral dhe baritor
    • Zyra dioqezane
    • Statuti i këshillit presbiterial dioqezan
  •  ARQIPESHKVIA
    • Profili historik i dioqezës
    • Lista e ipeshkijve
    • Kleri dioqezan
    •  Zonat baritore: Famulli e rektorate
      • Zona Baritore “Shkodër-qytet”
      • Zona Baritore “Jug-Perëndim”
      • Zona Baritore “Veri-Lindje”
      • Zona Baritore “Jug-Lindje”
    • Shenjtorja e Zojes se Shkodres
    • Kishat e vjetra
    •  Fshati i paqes
      • Historiku i fshatit te paqes
      •  Aktivitete nder vite
        •  Konferenca ndërkombëtare a paqes
          • Konferenca e parë 21 - 25 Shtator 2001
          • Konferenca e pare 21 – 25 shtator 2001 - (programi)
          • Konferenca e dytë 21 – 25 shtator 2003 in komunikate
          • Konferenca e dytë 21 – 25 shtator 2003 komunikate-konf. II paqes
          • Konferenca e dytë 21 – 25 shtator 2003 - (programi)
          • Konferenca e dytë 21 – 25 shtator 2003 - Si Nënë Tereza me e për më të varfërit, në mes të varfërve
        • Kuvendi i pajtimit
        •  Mozaiku i paqes
          • Mozaiku i paqes 2003
          • Mozaik i paqes 2004
        • Takim i presidentëve të konferencave ipeshvnore
        • Aktivitete kombëtare me të rinjtë për paqen
      • Ndertuesit e paqes
      • Java a pajtimit
      • Falenderime per donatoret
    • Muzeu dioqezan
    •  Jeta e kushtuar
      • Urdhra e kongregata mashkullore
      • Kongregata femerore
    • Laikati: Lëvizje dhe shoqata
    •  Veprimtari
      • Asambleja Dioqezane 2009
      • Asambleja e VII dioqezane
      • Përshëndetja dhe fillimi i Asamblesë (8 shtator 2012)
      • Asamblea e VIII Dioqezane më 7 shtator 2013
      • Asambleja e IX Dioqezane “Me Mëshirë Në Mision” 10 Tetor 2014
      • Përshëndetja e Arqipeshkvit – Asamblea e IX
      • DEKLARATE
      • Kalendari i takimeve vjetore të arkidioqezës Shkodër-Pult
      • Takim për të gjithë katekistët, mbi temën e shpalljes në katekeze
    •  Shtypi dioqezan
      • Kumbona e së dielës
      • Fjala e paqes
      • Mesazhi i atit të shenjtë për ditën botërore të paqes 2016
      • MESAZHI I ATIT TË SHENJTË PËR DITËN BOTËRORE TË PAQES 2017
      • MESAZHI I ATIT TË SHENJTË PËR DITËN BOTËRORE TË PAQES 2018
      • MESAZHI I ATIT TË SHENJTË PËR DITËN BOTËRORE TË PAQES 2019
  • SOCIALE
  •  KISH
    • Circolare Eleziani Locali Adminnistrattive 2015
    • Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë
    • Letra baritore per 100 vjetorin e pavarësisë
    • Lufta kunder krimit. Deklarate
    • Martesa mes personave me te njejte gjini
    • Letër për kohën e Ardhjes dhe për “Vizita ad Limina” - Dhjetor 2016
    • Fjalimi i Presidentit, SH.T.Z. Ilir META, me rastin e akordimit të Dekoratës “Nënë Tereza” Imzot Angelo Massafrës
  •  MARTIRET E KOMUNIZMIT
    • Te gjithe martiret...
    • Dom Anton Muzaj
    • Dom Alfons Tracki
    • Dom Anton Zogaj
    • Atë Bernardin Palaj O.F.M.
    • Atë Danjel Dajani S.I.
    • Dom Dedë Maçaj
    • Dom Dedë Malaj
    • Dom Dedë Plani
    • Atë Çiprijan Nikaj O.F.M.
    • Dom Ejëll Deda
    • Imzot Frano Gjini
    • Fran Mirakaj
    • Atë Gaspër Suma O.F.M
    • Atë Giovanni Fausti S.I.
    • Gjelosh Lulashi
    • Dom Gjon Gazulli
    • Atë Gjon Shllaku O.F.M.
    • Vëlla Gjon Pantalija S.I.
    • Dom Jak Bushati
    • Dom Josef Marksen
    • Atë Josif Papamihali
    • Mons. Jul Bonati
    • Atë Karl Serreqi O.F.M.
    • Dom Lazër Shantoja
    • Dom Lekë Sirdani
    • Ate Luigj Paliq
    • Dom Luigj Prendushi
    • Dom Marin Shkurti
    • Dom Mark Gjani
    • Mark Çuni
    • Atë Mati Prendushi O.F.M.
    • Dom Mikel Beltoja
    • Marije Tuci
    • Dom Ndoc Suma
    • Dom Ndre Zadeja
    • Dom Pjetër Çuni
    • Qerim Sadiku
    • Atë Serafin Koda O.F.M.
    • Dom Shtjefën Kurti
    • Imzot Vinçens Prennushi O.F.M.
    • Udha e Kryqit ne gjurmet e martireve te komunizmit (1946-1990)
  • LINKS
  • KONTAKTE
  • GALERIA
  • LAJME
  1. Arqipeshkvi
  2. Homeli
  3. Homelia 13 dhjetor 2015 - Imzot Angelo Massafra OFM

Vëllezër e motra,
Ati i Shenjtë Françesku ka përuruar të martën e kaluar Vitin e Shenjtë të Mëshirës në Bazilikën e shën Pjetrit dhe, në Bollën e Shpalljes së së Jubileut, na ka bërë një dhuratë madhështore: mundësinë që të kemi një Portë të Shenjtë edhe në Dioqezën tonë. Në të vërtetë, këtu në Shkodër do të jenë dy të tilla: ajo që e hapëm sot dhe ajo që do ta hapim të shtunën e ardhshme pranë Shenjtërores së Zojës së Këshillit të Mirë.
Por çfarë është Porta e Shenjtë? Cila është domethënia e saj?
Jezusi ka thënë: "Unë jam dera" (Gjn 10,7) për të treguar se askush nuk mund të shkojë te Ati përveçse nëpërmjet tij. Jezusi është e vetmja rrugë që çon në shëlbim. Si rrjedhojë, kalimi nëpërmjet Portës së shenjtë kujton kalimin që çdo i krishterë është i thirrur të bëjë nga mëkati në hir nëpërmjet Krishtit, që i thërret të gjithë për të marrë pjesë në frytet e shëlbimit të Zotit dhe të mëshirës së tij.
Papa Françesku ka kujtuar: «Nëpërmjet Portës së Shenjtë do të lejojmë të na përqafojë mëshira e Hyjit dhe do të angazhohemi që të jemi të mëshirshëm me të tjerët ashtu sikurse Ati është me ne».
Kështu kremtohet Jubileu, duke kryer shtegtimin drejt Kishës Katedrale, ose drejt Shenjtërores së Zojës së Këshillit të Mirë, ose drejt njërës prej Bazilikave më të Mëdha që gjenden në Romë dhe duke kaluar nëpër Portën e Shenjtë.
"Shtegtimi është një shenjë e posaçme e Vitit të shenjtë sepse kujton ecjen që çdo person bën në ekzistencën e vet. Jeta është një shtegtim dhe qenia njerëzore është “udhëtare”, shtegtare që përshkon një rrugë deri në cakun e dëshiruar". Pra, shtegtimi është një rrugëtim pendimi dhe përgatitjeje për përtëritje të brendshme që besimtari e bën në hapat e Jezusit.
Duke bërë ato gjeste, kaq të thjeshta por shumë domethënëse, do të angazhohemi që të jemi persona më të mirë, dhe me mirësinë tonë do të ndihmojmë që ta bëjmë këtë botë një vend më të mirë.

Liturgjia e Fjalës e kësaj të diele III të Ardhjes nuk mund të ishte një rast më i mirë për të nisur Vitin e Shenjtë në Arqidioqezën tonë. Në të vërtetë, ajo na flet për gëzim, për galdim... fjalë që kujton, pikërisht, Jubileun që përuruam. Askush nuk do të kishte mundur ta shpjegonte më mirë se Sofonia profet konceptin e Jubileut; ai na ka thënë:
Këndo hareshëm, bija e Sionit,
thuaja gëzueshëm këngës, o Izrael!
Gëzo e galdo me gjithë zemër,
ti, bija e Jerusalemit!
E tërhoq Zoti dënimin tënd!
Ja, Jubileu është pikërisht kjo tërheqje e dënimit që të gjithë meritonim për shkak të mëkatit tonë. Është viti i faljes së mëkateve dhe të ndëshkimeve për mëkatet, i kthimit dhe i pendesës sakramentale.
Duke kaluar nëpër atë Portë dhe duke iu afruar Sakramentit të Pajtimit, mëkatet tona do të falen. Dhe jo vetëm mëkatet do të falen, por edhe ndëshkimet e lidhura me to. Teologjia katolike mëson se çdo mëkat i yni ka një pasojë të dyfishtë:
-    krijon një faj që falet me zgjidhjen sakramentale në Rrëfim, nëpërmjet së cilës mëkatari rivendoset në gjendjen e hirit dhe në bashkimin me Hyjin.
-    shkakton një ndëshkim që mbetet përtej zgjidhjes. Njeriu mëkatar, megjithëse i pajtuar me Hyjin, është ende i shënuar prej atyre “mbetjeve” të mëkatit që nuk e bëjnë krejtësisht të hapur ndaj hirit.
Në veçanti, ndëshkimi i përkohshëm mund të kryhet në tokë me lutje dhe pendesa, me vepra bamirësie dhe me pranimin e vuajtjeve të jetës. Për ta shlyer borxhin e ndëshkimit të përkohshëm, Kisha u lejon besimtarëve të pagëzuar të marrin ndjesët.
Ndjesa mund të jetë e pjesshme (është vetëm një hap në ecjen e pastrimit) ose e plotë, e tërësishme (siç është ajo jubilare), sepse është një hir i jashtëzakonshëm që e shëron krejtësisht njeriun, duke e bërë atë një krijesë të re.

Por Papa Françesku e kupton atë edhe në një mënyrë tjetër: ai na thotë se Jubileu është "një mënyrë për ta rizgjuar ndërgjegjen tonë shpesh të fjetur para dramës së varfërisë dhe për të hyrë gjithnjë e më shumë në zemrën e Ungjillit ku të varfërit janë të privilegjuarit e mëshirës hyjnore".
Kjo do të thotë se mënyra e parë për ta jetuar mirë Jubileun është të pranojmë se jemi “të varfër”, që të mund të jemi destinatarët e privilegjuar të Mëshirës së Hyjit. Jemi me të vërtetë “të varfër” sipas ungjillit kur e bëjmë thelbësore jetën tonë, kur nuk lejojmë të na pushtojë dëshira për të pasur sa më shumë, kur jemi të lumtur me atë që kemi dhe dimë të bashkëndajmë me ata që janë më pak fatlumë se sa ne. Nëse nuk është kështu, varfëria materiale bëhet një mallkim dhe jo lumturia e shpallur prej Jezusit në Ungjill.
Një tjetër kuptim i varfërisë ungjillore është ai që ta njohim veten përvujtërisht mëkatarë dhe prandaj “nevojtarë” për mëshirë para Hyjit, si tagrambledhësi i shëmbëlltyrës së treguar prej Jezusit në ungjillin e Lukës. Ta konsiderojmë veten të drejtë përballë Hyjit do të thotë ta bëjmë veten të barabartë me Hyjin; dhe ky është pikërisht tundimi që i çoi prindërit tanë të parë në mëkatin e rrjedhshëm: në të vërtetë, Jezusi na mëson se vetëm Hyji është i drejtë.
Së fundi, me të drejtë Papa na jep edhe një tjetër çelës leximi të Jubileut si vëmendje ndaj dramës së varfërisë së tjetrit, qoftë ajo materiale apo edhe morale e shpirtërore. Edhe ungjilli i sotëm na flet për këto “vepra të mëshirshme” që jemi të thirrur t’i bëjmë si shenjë e fortë dhe shprehëse e kthimit tonë personal dhe bashkësior: Gjon Pagëzuesi na fton në kthim nëpërmjet këtyre gjesteve të jashtme të vëmendjes ndaj të afërmit dhe që ne do të përpiqemi ta kuptojmë më mirë gjatë Nëntëditëshes e përgatitjes për Krishtlindje që do ta fillojmë të mërkurën e ardhshme.
Shumë të dashur, këto janë shkurtimisht karakteristikat e Vitit Jubilar të Mëshirës që sapo e filluam dhe që, uroj të sjellë fryte të begatshme në Dioqezën tonë, në tokën tonë shqiptare dhe në të gjithë botën.
Do t’ju jepen disa udhëzime për ta jetuar mirë këtë Vit të Shenjtë; dhe nëse ndokush nuk do t’i kuptojë, t’ua kërkojë meshtarëve shpjegimet për të cilat ka nevojë; sikurse personazhet e Ungjillit të sotëm, të kemi guximin të pyesim: “Çfarë duhet të bëjmë?”.
Ja disa udhëzime: të lexojmë Ungjillin, për të qenë të mëshirëshëm ndaj të tjerëve, kujdes ndaj më nevojtarve, të angazhohemi që familjet që janë në gjak të pajtohen.
Të mos e privojmë veten prej së mirës që kremtimi i këtij Jubileu mund t’i sjellë jetës sonë dhe shoqërisë sonë: nuk është vetëm ëndrra e Papës Françesku, por është vetë ëndrra e Hyjit, t’i shohë bijtë e vet të pajtuar me Të, me vetveten dhe me të afërmin.
Të realizojmë në këtë Vit Jubilar Psalmin e kësaj të diele III të Ardhjes. Nxitjes sime:
Me galdim do të merrni ujë
nga burimet e shëlbimit.
Falënderojeni Zotin, thirreni Emrin e tij!

ju të mund t’i përgjigjeni:
Ja, Hyji Shëlbuesi im,
kam besim e nuk kam frikë,
sepse fuqia ime e mburrja ime është Zoti,
Ai është shpëtimi im.

Ju uroj të gjithëve ju shenjtëri!

  • Radio Vatikani
  • Seminari Shqiptar
  • Radio Maria
  • Lumturimi i martireve
Me teper 

DIOQEZA

  • Katedralja Katolike Shkoder
  • Adresa: Sheshi "Gjon Pali II", Shkoder Albania
  • Nr telefonit: 00355 22242744
  • Email: [email protected]
  • Info te tjera: Ne kete adrese ndodhet Katedralja Katolike Shkoder

  • Instituti katekistik dioqezan
  • Adresa: Rruga Dom Bosko, 13 - Shkodër
  • Nr telefonit: (022) 43353 - (022) 42118
  • Info te tjera: Drejtor: Dom  Bledar Huba SDB; Motër Vera Lleshi; Motër Miki (Saleziane)

  • KOMISIONI DREJTËSI DHE PAQE
  • Nr telefonit: 00355682022464
  • Info te tjera: Person kontakti: Dom Ardian Arra

TE FUNDIT

  • Në përvjetorin e parë te Luminit të Martirëve tanë
  • Homelia per Enjten e Madhe 2017
  • Mesazhi i ipeshkvit per Krezhme - 2017
  • Mesazhi i atit të shenjtë për ditën botërore të paqes 2016
  • Laikati: Lëvizje dhe shoqata
  • Shenjtorja e Zojes se Shkodres
  • Përshëndetja e Arqipeshkvit – Asamblea e IX
  • Zonat baritore: Famulli e rektorate
  • Kumbona e së dielës
  • Links

POSTIME

  • ...

    Plani i përgjithshëm i Fshatit të Paqes

  • ...

    Profili historik i dioqezës

  • ...

    Kisha e pergjithshme dhe kisha lokale

  • ...

    Shenjtorja e zojes se Shkodres

  • ...

    Zyra dioqezane

  • ...

    Letra Baritore nder vite

VENDODHJA





 Pa më ardhur ende fjala në majë të gjuhës, dhe, ja, ti, o Zot,i njeh të gjitha! Psalmi 139:4 

 Kontakto Webmaster

© Copyright 2019 - Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër-Pult