MESAZHI I ATIT TË SHENJTË FRANÇESKU PËR KREMTIMIN E DITËS SË 52-të BOTËRORE TË PAQES
1 JANAR 2019
POLITIKA E MIRË ËSHTË NË SHËRBIM TË PAQES
1. “Paqja me këtë shtëpi!”.
Duke i dërguar në mision nxënësit e tij,
Jezusi u thotë atyre: «Në cilëndo shtëpi
të hyni, më parë thoni: “Paqja me këtë
shtëpi!”. Po qe se është aty ndokush mik
i paqes, mbi të do të zbresë paqja juaj; po
qe se s’është asnjë, do të kthehet te ju» (Lk
10, 5-6).
Dhënia e paqe është në zemër të misionit
të nxënësve të Krishtit. Dhe dhënia u
drejtohet të gjithë atyre, burra dhe gra, që
shpresojnë te paqja në mes të dramave dhe
dhunave të historisë njerëzore.1 “Shtëpia”
për të cilën flet Jezusi është çdo familje,
çdo bashkësi, çdo Vend, çdo kontinent, në
veçorinë dhe e në historinë e tyre; është
para së gjithash çdo person, pa dallime e
pa diskriminime. Është edhe “shtëpia jonë
e përbashkët”: planeti në të cilin Hyji na
ka vënë për të banuar e për të cilin jemi të
thirrur të kujdesemi me zell.