Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Dom Josef Marksen

Lindi në Worringen të Gjermanisë më 02.08.1906. I Dioqezës së Durrësit, tani Tiranë-Durrës. Filozofinë e bëri në Shën Augustin dhe Teologjinë në Mölding (Vjenë-Austri). U shugurua meshtar në Mynih më 21.06.1936. Kur erdhi në Shqipëri punoi në Kthellë, pastaj prej vitit 1937 qe Famullitar në Perlat dhe prej vitit 1943 në Jubë të Durrësit. U arrestua në Shijak në fillim të shkurtit të vitit 1945. U burgos në Tiranë, ku u dënua me dy vjet burg dhe u mbyll në burgun e sigurisë së lartë të kriminelëve të luftës. E vranë me armë ndërsa e shtynë qëllimisht të arratisej më 16.11.1946.